GazetaMax
Lajme

Filloi fushata “Shtrije dorën dhe ndrysho jetë – bëhu përkujdesës” – nevojitet numër më i madh i familjeve kujdestare

Shkup, 1 qershor – Me rastin e Ditës së familjeve kujdestare, sot filloi fushata “Shtrije dorën dhe ndrysho jetë – bëhu përkujdesës”, që e zbaton SOS Fshati i fëmijëve dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në bashkëpunim me të gjitha institucionet e tjera të involvuara në sistemin për përkujdesje.

Fushata filloi sot pasdite në Shkup, ndërsa këto ditë do të vazhdojë edhe në 25 vendbanime të tjera, mes të cilave edhe Vallandova, Velesi, Shtipi, Kavadari dhe Negotina.

Në shtet, siç informoi sekretari shtetëror në Minsitrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Resmi Ejupi, ka rreth 350 familje përkujdesëse të cilat kujdesen për rreth 600 shfrytëzues.

Në shtet, tha ai, nevojiten sa më shumë familje përkudjesëse në mënyrë që secili fëmijë i cili ka nevojë, të përkudjeset në mjedis familjar.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska deklaroi se beson se përmes kësaj fushate do të arrijnë ta ngritin vetëdijen, përkatësisht të gjejnë mënyrë se si secilit fëmijë të cilit i nevojitet familje, t’i ofrohet kujdesi i nevojshëm.

përmes kësaj fushate, siç kumtoi drejtoresha e SOS Fshatit të fëmijëve, Julijana Gapo do t’u bëjnë thirrje qytetarëve t’i hapin shtëpitë e tyre dhe të ndihmojnë për përkujdesje të sa më shumë fëmijëve të cilët kanë nevojë për atë. 

Related posts

Disa lagje të Shkupit sot pa energji elektrike

Gazetamax.mk

Korrupsioni ngelet çështje që shqetëson, zgjidhja kërkohet te transparenca dhe llogaridhënia

Gazetamax.mk

“Ditët e mjaltit” në Shkup: Nevojitet edukimi adekuat i blerësve për të njohur mjaltin e “vërtetë”

Gazetamax.mk