GazetaMax
LIFESTYLE

Fillojeni ditën me një gotë ujë dhe mjaltë

A e keni ditur se kombinimi i ujit të vaktë me mjaltë ka efekte të shumta fitimprurëse për shëndetin?

Me siguri se e dini që mjalta është e mahnitshme për shëndetin dhe se rekomandohet nga të gjithë doktorët, por, kur kombinohet me ujë të vaktë, ajo bën mrekulli për trupin.

Ndonëse kjo pije është përdorur për një kohë të gjatë për bukurinë e grave, gjithashtu është përdorur edhe si ilaç dhe parandalues i shumë sëmundjeve në trup.

Kjo pije ndihmon në humbje të peshësSheqeri që gjendet në mjaltë është natyral dhe burim i shëndetshëm i kalorive.

Prandaj, kjo pije e zvogëlon apetitin dhe dëshirën për të ngrënë ëmbëlsira të cilat kanë shumë kalori.

E përmirëson sistemin e tretjesMjalta dhe uji mund ta rregullojnë funksionin e sistemit të tretjes. Efektet antiseptike të mjaltës kanë efekt fitimprurës në tretje.

E forcon imunitetinMjalta ka një aftësi të mahnitshme për t’i neutralizuar bakteret.

Mjalta organike, e cila përmban më së shumti vitamina dhe minerale që i luftojnë bakteret, rekomandohet më së shumti. Përndryshe, mjalta është edhe antioksidant i shkëlqyeshëm që ndihmon në luftimin e rrezatimeve të lira.

E rritë energjinëKy kombinim jua rritë energjinë më shumë sesa një gotë kafe.

Kombinim magjik për detoksikimin e trupitMjalta dhe uji do t’ju ndihmojnë t’i largoni toksinat nga trupi. Rezultat edhe më të mirë mund të arrini nëse i shtoni kësaj pije limon sepse acidi që gjendet në limon ka efekte pozitive në funksionin e enzimave dhe e stimulon funksionin e mëlçisë.

Related posts

Këngëtarja Ori gati të rikthehet me një super projekt

e-max

Donaldi sërish nuk i ndahet Borës, ja ku i shkon

e-max

Çfarë është stres test, indikacionet e saj dhe kur duhet bërë? – Prim. Dr. Agim Zeqiri

e-max