GazetaMax
Lajme

Fillojnë punimet në rrugën 12 në Haraçinë

Fillojnë punimet në rrugën 12.

Të nderuar qytetarë, kemi filluar me rekonstruimin e tërësishëm të rrugës 12, si pjesë e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës lokale.

Aktualisht janë duke u kryer punimet fillestare të përgatitjes së terrenit, me ç’rast do të bëhet devijimi i qarkullimit të komunikacionit sipas planit, prandaj ju apelojmë qytetarëve që të kenë durim dhe të sillen konformë sinjalizimit të vendosur.
Projekti ,, Rekonstruim i tërësishëm i rrugës 12″ do të realizohet me mjete nga Banka Botërore dhe ne si Komunë jemi jashtëzakonisht të kënaqur që projekti jonë ka marrë mbështetje financiare nga Banka Botërore me ç’rast në emër të banorëve të Komunës Haraçinës i falenderojmë dhe jemi shumë mirënjohës për këtë investim.

Projekti përfshinë:

🚧Rregullimin dhe asfaltimin e rrugës
✅Ndërtimin e trotuareve për këmbësorë
↘️Ndërtimi i sistemit të kanalizimit atmosferik

Punimet do të vazhdojnë me intensitet të shtuar në ditët në vijim dhe parashikohet që rruga të jetë plotësisht funksionale brenda afatit të paraparë.

Dua të falënderoj qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë kohës që do të zgjasin punimet.

Related posts

Shpenzoi mijëra euro nga fondet e BE për darka luksoze, ish-ministrja kroate dënohet me burg

Gazeta Max

12 luftanije ruse sulmojnë qytetin strategjik të Mariupol

Gazeta Max

Edhe 50 shqiptar të punësuar në Fondin pensional

Gazeta Max