GazetaMax
SPORT

Fjalët e para të Ten Hag pasi u zyrtarizua të Manchester United

‘Është nder i madh të emërohem trajner i Man Utd, e di historinë e këtij klubi’
Erik ten Hag është zyrtarizuar sot si trajner i skuadrës së Manchester United.
Ralf Rangnick do t’ia pasojë detyrën e tij trajnerit holandez, Erik ten Hag, me të përfunduar sezoni aktual.
Për punën e re, (ish)trajneri i Ajax është shprehur i lumtur dhe shumë i nderuar.
“Është nder i madh për mua që të emërohem trajner i Manchester United. Jam shumë i entuziazmuar”, ka thënë Ten Hag.

“E di historinë e këtij klubi të madh dhe pasionin e tifozëve, dhe jam absolutisht i përkushtuar të zhvillojë kapacitetet e skuadrës, për të marrë suksesin që meritojnë”, shtoi holandezi.
Ten Hag lidhej me postin e trajnerit të Man United tash e sa javë. Gjithçka ishte në pritje të marrëveshjes me Ajax dhe tashmë ajo ka ardhur.

Related posts

Publikohet formacioni zyrtar i Real Madridit ndaj Chelseas

e-max

Kosova ka pësuar humbje nga Maqedonia e Veriut

e-max

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

e-max