Kosova ka pësuar humbje nga Maqedonia e Veriut

Kombëtarja e Kosovës në konkurencën e femrave U20, kanë pësuar humbje në kuadër të FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B.
Kosova është mundur nga Maqedonia Veriore me rezultat 69:83 (20:16, 9:18, 16:24, 24:25), në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për femra U20, që po zhvillohet pikërisht në Shkup.
Çereku i parë ishte i baraspeshuar, por dardanet në fund luftuan dhe me një seri prej 7:0, e mbyllën këtë pjesë 20:16. Edhe periudha e dytë ishte kryesisht e barabartë, por vendaset shkuan në pushim me rezultat 29:34.
Maqedonaset arritën të krijojnë epërsi prej dhjetë pikësh, 29:39, por një seri e suksesshme e vashave të Kosovës bëri që të afrojnë rezultatin në 40:41, megjithatë, vendaset sërish u shkëputën, ku rezultati pas 30 minutash ishte 45:58.
Ndërsa, dominimin e vazhduan maqedonaset deri në fund.
Pavarësisht humbjes, te Kosova u dalluan Agnesa Rrahmani me 22 pikë, Astera Tuhina me 15 dhe Anita Grainca me 14 gjithsej.
Ndeshja e radhës për Kosovën zhvillohet sot, me fillim nga ora 18:45.

Të fundit në përqindje