GazetaMax
Lajme

Flet arsimtari që akuzohet për dhunë ndaj nxënësit

Shkup, 15 Nëntor – Pas kronikes së djeshme për rastin e Dionit, ku sipas babait të tij pretendohet se ai është goditur nga arsimtari i artit figurativ në Shkollën Fillore “Asdreni” të komunës së Tearcës, sot ekipi i Klan M takoi edhe arsimtarin në fjalë për të sqaruar rastin. Ai i quan të pavërteta këto pretendime.

“Realisht nuk ka ndodhur asgjë dhe nuk ka asgjë të vërtetë atë qe e ka deklaruar prindi i nxënësit, kemi edhe dëshmi se nuk ka ndodhur asgjë, nuk e kam lënduar, nuk kam përdorur dhune fizike, janë edhe dëshmitë”, thotë arsimtari, Besim Shemshiu.

“Cilat dëshmi”, pyet gazetari.

“Dëshmi janë edhe kamerat e sigurisë”, deklaron Shemshiu.

“Pasi erdhëm tek shkolla që ti shohim pamjet, realisht drejtori tha se pamjet janë tek hetuesia dhe organet kompetente janë duke e shqyrtuar rastin, drejtori po ashtu tha se do të ndërmerren të gjitha masat pasi që organet kompetente të zbardhin rastin.”

Arsimtari Besim Emshiu ka përshkruar edhe ngjarjen e djeshme që bëri bujë të madhe në opinion.

“Nuk jam i asaj natyre që të përdori dhunë, vet jam shumë tip i qetë. Kërkuan nxënësit tjerë, na shpëto arsimtar se na gjuan me xhoker, në atë moment si të reagoj, e kapa dhe i thash shko në klasë mos bën probleme, ai refuzoi dhe mu kërcënua”, shtoi arsimtari Shemshiu.

“Na thatë në mesazh se nuk keni bërë gjumë gjithë natën pse”, pyet gazetari.

“Nëse nuk jam fajtor atëherë mua me brengos ajo gjë e nëse jam fajtor atëherë nuk i shmangem përgjegjësisë”, përgjigjet arsimtari.

Për Klan Maqedoni, lidhur me këtë rast, janë prononcuar edhe nga Inspektorati i Arsimit.

“Për rastin në fjalë ju njoftojmë se është realizuar inspektim i jashtëzakonshëm në bazë të cilit nga ana e inspektoratit të arsimit do të obligohen organet udhëheqëse dhe drejtuesit e shkollës të ndërmarrin të gjitha masat dhe aktivitetet në pajtim me rregullativën ligjore momentale për sqarim të plotë të rastit dhe nëse konstatohet se arsimtari ka ushtruar dhunë ndaj nxënësit të ndërmerren masa kundër të njëjtit”, deklaroi Ardian Musliu, Inspektor i Arsimit.

Musliu shtoi se nga ana e inspektorati shtetëror të arsimit dënojnë çdo lloj dhune në institucionet edukativo arsimore dhe posaçërisht nga ana e kuadrit arsimor.

Related posts

Arsovska: Pas revizionit do të shpallim konkurs publik në QKR

Gazetamax.mk

Kryeministri fton në takim liderët e partive politike parlametare

Gazetamax.mk

MPJ me reagim të ashpër ndaj deklaratës së eurodeputetit bullgar Xhambaski

Gazetamax.mk