GazetaMax
LAJME

Fondacioni “Zaev – Një shoqëri për të gjithë” dërgoi 20 tonelata ndihmë humanitare për ushtrinë dhe popullsinë civile në Ukrainë

Nëpërmjet fondacionit Zaev – Një shoqëri për të gjithë, dërguam 20 tonë produkte të ndihmës humanitare maqedonase për ushtrinë dhe popullatën civile në Ukrainë.

Ne kemi ofruar ndihmën në koordinim me Gorenjuk Oleksandr, deputet i Parlamentit të Ukrainës.

Ndihma mbërriti në Odesa, një pozicion strategjik i Ukrainës demokratike, por edhe qytet nga ku vepronte për çështjet maqedonase Krste Petkov Misirkovi.

Le të jetë kjo ndihmë një kontribut për mbrojtjen e popullatës ukrainase e cila është nën agresionin ushtarak të Rusisë.

Mbështetja e pavarësisë dhe sovranitetit të Ukrainës dhe dënimi i pushtimit ushtarak rus është pozicioni ynë i qartë si anëtarë të botës perëndimore, demokratike dhe paqësore.

https://www.facebook.com/photo?fbid=5403709293018566&set=pcb.5403687886354040

Related posts

Prangosen dy shtetas turq në aeroport, prezantuan viza që dyshohet se janë të falsifikuara

e-max

Në Kuvend debatohet për kandidatët për gjykatës kushtetues, në radhë Ljubomir Joveski

e-max

Frontex: 500 oficerë në vendet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar regjimin kufitar

e-max