GazetaMax
Lajme

Prangosen dy shtetas turq në aeroport, prezantuan viza që dyshohet se janë të falsifikuara

Arrestohet dy shtetas turq në aeroport, prezantuan viza që dyshohet se janë të falsifikuara.
Policia e Kosovës ka arrestuar dje dy shtetas turq në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Kjo pasi ata dyshohet se prezantuan viza të falsifikuara.
Në rastin e parë një shtetas turk prezantoi një vizë gjermane në pasaportën turke që dyshohet të jetë e falsifikuar. I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Aeroporti i Prishtinës, 25.03.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që në kontroll të dokumenteve ka prezantuar vizën gjermane në pasaportën turke që dyshohet të jetë e falsifikuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq në një rast tjetër është arrestuar një shtetas turk pasi që në kontroll të dokumenteve ka prezantuar vizën austriake në pasaportën turke, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Edhe ky me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Aeroporti i Prishtinës 25.03.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që në kontroll të dokumenteve ka prezantuar vizën austriake në pasaportën turke, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Related posts

Do të ketë kërkime të reja arkeologjike në lokacionin nënujor Vërbnik

Gazeta Max

Ka filluar ndërtimi i xhamisë së re në fshatin Gërçec

Gazeta Max

Bekteshi: Qytetarët të jenë të qetë për çmimin e energjisë elektrike

Gazeta Max