GazetaMax
Lajme

Forumi Shqiptar:”Humbësit politikë po përpiqen të tërheqin në humnerë të gjithë ata që shprehin dëshirën për përparim”

Humbësit politik, në rënie të vazhdueshme përmbyseshe, përpiqen si kafshët e plagosura të tërheqin me vete në humnerën e tyre politike të gjithë ata që shprehin dëshirën për përparim.

Ironia e këtij momenti politik është që për korrupsionin flet DPS-i, pas të gjitha matrapazllëqeve në çdo nivel, apo një përfaqësues i mbetjeve të rrënojës politike, i quajtur Enis Gjokaj. A mund të na tërheqin vërejtje Harisi për ndonjë gjë? Katër vite ka pasur vetëm lëvdata, këtë e dinë të gjithë, por kjo që po bën ditëve të fundit nuk i falet dot, dhe udhëzimet për përçarje do të marrin një përgjigje të fuqishme, dhe ai dhe mentorët e tij politikë e shpirtërorë… Të ju kujtojmë për kreditët e pakthyeshme për banesa të deputetit Dukoviq!

E dimë që jeni kundër punësimit, e dimë që jeni kundër bashkimit, e dimë që jeni kundër zhvillimit!

Malësia ishte një dëshmitar i heshtur, por gjithashtu edhe një viktimë e vizionit tuaj të përparimit dhe zhvillimit – deri sa ishit në pushtet. Atëherë luftuat kundër “shqiptarëve të mëdhenj”, sot na quani “çetnikë të mëdhenj” dhe kështu, në dëshpërimin tuaj politik, pa program zgjedhor dhe identitet, anembanë i shpikni kundërshtarët e vetë.

Më 5 mars, Malësia do të dijë të zgjedhë dhe nuk do tʼju jepet më kurrë mundësia të bëni zgjedhje për Malësinë dhe kurrë më interesat e Malësisë nuk do tʼi nënshtroni interesave të partive tuaja. Ne ua premtojmë këtë, në emër të bashkimit dhe zhvillimit që ua kemi premtuar qytetarëve tanë.
Dhe ne nuk e kemi shkelur kurrë fjalën as besën e dhënë!
Kur po i përmendni barnat dhe ilaçet, filloni tʼi përdorni ato qetësuese, deputeti Dukoviq, nga vendi i 10-të në listë, mund tʼua shkruajë, dhe Mirza Pepiq, kryetari i Këshillit të DPS-it në Tuz, nga vendi i 13-të në listë mund të ua shpërndajë, se nga ato vende në listë as këshilltarë nuk do të jenë, ashtu që do të përfaqësoheni, eventualisht, nga një atdhetar i arratisur nga diaspora, pensionisti Elez Nikoviqi, i cili iku nga Mali i Zi për shkak të DPS-it, siç thoshte asokohe, dhe siç duket, atje në diasporë e dërguat ju me një detyrë të caktuar, por pa sukses, ai nuk arriti ta copëtojë dhe ta përçajë diasporën, atë diasporë dashamirëse ndaj vendit të vet që po vjen sërish, për tʼju dërguar edhe një herë, ashtu siç e meritoni, në koshin e plehrave të historisë së komunës sonë.

Forumi shqiptar

Related posts

“Vëllazëri shqiptare” – Rama publikon foton nga takimi

Gazetamax.mk

Kyçyk: Bullgaria po bëhet vend problematik i cili e pengon zhvillimin e BE-së

Gazetamax.mk

Kaosi me alarme për bomba, a duhet të thirret Këshilli i Sigurimit? Çfarë thotë Xhaferi

Gazetamax.mk