GazetaMax
SPORT

Fury ‘lëshon pe’, i jep Joshuas edhe një mundësi për kontratën që përcakton meçin mes tyre

Tyson Fury megjithatë i ka dhënë edhe një mundësi vetes së tij por edhe Anthony Joshuas.
Kampioni i WBC mori disa kritika pasi u largua nga negociatat me Joshua, me arsyetimin se koha kishte skaduar për AJ.
Së fundmi, ‘Gypsy King’ ka dalë me një tjetër mesazh në ‘Twitter’, ku thotë se do të pres edhe pak për AJ.
“Promotori im Frank Warren më bindi të lë Queensberry të vazhdojë negociatat me ekipën tënde, përkundër se unë e di që nuk do të pranoni këtë duel. Më kanë thënë se BT, DAZN dhe ESPN të gjithë janë të lumtur me këto kushte dhe janë gati të mbështesin këtë duel. Pala juaj ka marrë një kontratë që ju lejon të shihni çdo kontratë, të negocioni kontrata me secilin partner në event”, ka thënë Fury.
“Ne jemi pajtuar ta bëjmë ko-promocion, çdo gjë, pastër, korrekt dhe në mënyrë transparente. Kisha një bast me Frank që nuk ka rëndësi çfarë ju ofrojmë, ju s’do ta pranoni. Kështu që varet nga ju, ose unë fitoj bastin tim dhe ti tregon çfarë frikacaku je, ose ti me avokatët tuaj bisedoni sot me palën time, të cilët janë në dispozicion dhe kanë qenë gjithmonë për të nënshkruar kontratën”, shtoi ai.
“Kishte këtë kontratë për 2 javë tani, ekipi im ka zgjidhur gjithçka me transmetuesit, biletat, arenën dhe gjithçka. Dikush më dërgoi një video të njeriut tënd, Eddie, që fliste për një duel me Wilder. Nëse doni një duel, ti dhe avokatët duhet të reagoni shpejtë. Ke 14 ditë, tërhiq këmbëzën dhe bëje këtë duel të ndodh, bëje për tifozët anglezë të boksit. Mos u bëj frikacak, këshilloje ekipën tënde ta bëjë këtë marrëveshje”, ishte mesazhi i Fury në ‘Twitter’.
Mbetet të shihet nëse Anthony Joshua dhe ekipa e tij do të arrijnë ta nënshkruajnë një marrëveshje për duelin me Tyson Fury.

Related posts

Nesër kuvendi i jashtëzakonshëm në federatën e karates

e-max

Alexis Sanchez me mesazh para largimit nga Inter: Kam qenë gjithmonë profesionist

e-max

Edhe Roma mohon interesimin për Ronaldon

e-max