GazetaMax
LAJME

Fillon seanca parlamentare për pyetje të deputetëve

Shkup, 29 shtator – Në Kuvend sot në mëngjes filloi seanca, në rend dite të së cilës është pika për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve.

Në fillim të seancës, koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, me një vërejtje procedurale, i bëri thirrje kryeministrit Dimitar Kovaçevski që t’i këshillojë ministrat në Qeveri, për shkak të, siç tha ai, “qasjes joserioze sepse në momentin e seancës janë shtatë ministra dhe tre zëvendësministra dhe vetëm një ministër ka marrë shkresë se do të mungojë”.

“Unë personalisht jam i ofenduar dhe kërkoj që sot të jenë të pranishëm të gjithë ministrat dhe kryeministri Kovaçevski t’i këshillojë të gjithë ministrat e tij. Me këtë ju tregoni qëndrimin tuaj ndaj Kuvendit, qytetarëve dhe respektit tuaj për këtë legjislaturë. Ju duhet t’i kërkoni ministrave të jenë këtu. Gjatë ditës së sotme, ftojini të gjithë të vijnë dhe të jenë të pranishëm, sepse forma më e lartë e demokracisë është përgjigjja në pyetjet parlamentare të deputetëve, të cilët kryesisht vijnë nga qytetarët”, theksoi Micevski.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi është përgjigjur se me aktin e thirrjes së seancës për sot, një javë më parë, i është dërguar ftesë njëkohësisht kryeministrit dhe çdo ministri në Qeveri.

“Unë nuk jam korrier që të vrapoj pas ministrave. Secili ka përgjegjësinë e vet. Ministri Lupço Nikollovski ka njoftuar menjëherë se është penguar të marrë pjesë në seancë, në mënyrë legjitime dhe ligjore sipas Rregullores së punës”, tha Xhaferi.

Sipas renditjes, i pari që ka bërë pyetje është deputeti Dragan Kovaçki nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Related posts

Moti sot

e-max

Ky mot na pret nesër

e-max

Promovim i sipërmarrësisë sociale

e-max