GazetaMax
Sport

Fury: Më duhet të luftojë me Joshua para se të tërhiqem

Tyson Fury ka thënë se duhet të ndeshet me Anthony Joshuan para se të tërhiqet nga boksi, duke shtuar se do të ishte një mashtrim nëse meçi nuk do të zhvillohej.
Fury tashmë disa herë ka njoftuar për pensionimin e tij, por më pas ka ndryshuar mendje.
Së fundmi duke folur në podkastin e ‘The High Performance’, kampioni i peshave të rënda të WBC beson se ka punë të papërfunduar me Joshuan para se të pensionet.
“Unë kam nevojë për luftën me Joshua para se të tërhiqem. Ne jemi përpjekur ta bëjmë atë luftë prej vitesh”, u shpreh ai.
Fury aktualisht po përgatitet për një mbrojtje të titullit WBC kundër Derek Chisora ​​më 3 dhjetor në stadiumin e Tottenham Hotspur, ndërsa ylli britanik kishte shpresuar gjithashtu të finalizonte një luftë të padiskutueshme për titullin botëror në peshën e rëndë me kampionin e WBA, IBF dhe WBO Oleksandr Usyk në fillim të vitit 2023.

Related posts

Wilder kthehet në ring, ndeshet me Robert Helenius

Gazetamax.mk

Zyrtare: Drummond te Bulls, do ta ketë numrin 3

Gazetamax.mk

Ricciardo: Nëse ma jepni një makinë të mirë, patjetër se do të fitoj

Gazetamax.mk