GazetaMax
Kuriozitete

Fury po akuzohet se e ftoi Joshuan vetëm për të shmangur duelin me Usyk

Tyson Fury thuhet se mund të jetë i frikësuar që të përballet me boksierin ukrainas, Oleksandr Usyk.
Boksieri britanik, Fury është kampion aktual në WBC dhe ka ftuar Anthony Joshuan për një duel.
Megjithatë, ‘Gypsy King’ ka mundësinë të arrijë marrëveshje me Oleksandr Usyk për një luftë që do të unifikonte titujt e kampionit. Sipas Tony Bellew, Fury ka ftuar Joshua pasi deshi të shmangte luftën me Usyk.
“S’po them se ai nuk dëshiron të jetë kundër Oleksandr Usyk, por të jemi të sinqertë, nuk është një propozim i lehtë. Ai pati dy mundësi për t’u përballur me Usyk dhe i shmangi të dyja. Nuk është opinion i imi, por fakt”, ka thënë Bellew.
“Je peshë e mesme, je peshë e mesme, kjo është çfarë dëgjoj. Pse të mos e mposhtësh këtë peshë të mesme. Do ta bëja po të isha ai. Pastaj i ke të gjithë rripat dhe ke arritur gjithçka në boks. Ke pastruar divizionin”, shtoi tutje ai.
Thuhet se Fury dhe Joshua janë pajtuar jo-formalisht për një duel më 3 dhjetor.

Related posts

Laporta: Kemi besim të plotë te Xavi

Gazeta Max

Juventusi do ta tentojë Depayn edhe në janar

Gazeta Max

Lëndohet Renato Sanches, pritet të jetë jashtë për 10 ditë

Gazeta Max