GazetaMax
Lajme

Gabime trashanike në librin e historisë maqedonisht! Çfarë po mësojnë nxënësit ? (foto)

Shkup, 16 dhjetor – Sapo ka filluar Ministria e Arsimit t’i distribuojë librat e reja për klasën e pestë, prindërit në rrjetet sociale menjëherë filluan të reagojnë për gabimet që kanë.

Bëhet fjalë për librin e historisë për klasën e pestë në gjuhën maqedonase, autorë të të cilit janë Anita Angelovska dhe Glikerija Ilioska, ndërsa botuesi është MASH.

Në atë libër ka informata se maja më e lartë në botë është Mont Everest e Himalajeve, me 29,305 metra.

Gabimi këtu është se në fakt maja më e lartë është 29,305 hapa por nëse kthehet në metra ajo realisht është e lartë 8849 m.

Tjetër gabim trashanik është kufizimi i Maqedonisë me fqinjët. Sipas librit, Maqedonia në lindje kufizohet me Republikën e Shqipërisë ndërsa në perëndim me Bullgarinë. Sa i përket fqinjëve jugor dhe verior ato janë në rregull.

Gabim tjetër kemi edhe te flamuri i Portugalisë, ku në vend të flamurit të Portugalisë është vendosur flamuri spanjoll, por aty flitet për historinë e Portugalisë dhe kryeqytetit Lisbona./Zhurnal.mk

Related posts

Shpërndahet turma, përfundon protesta e udhëhequr nga Lista Serbe në veri

Gazetamax.mk

Kovaçevski: Do të sigurohet shumicë për ndryshimet kushtetuese

Gazetamax.mk

Besimtarët krishterë ortodoks festojnë Buzmin

Gazetamax.mk