GazetaMax
Lajme

Ganiu në konferencën e sportit prezanton sukseset në fushën e sportit që burojnë nga Çairi

Shkup, 26 tetor – Në konferencën e sportit që u mbajt sot me moto “Sporti sot”, prezent ishte edhe kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Ai këtë konferencë e përshkroi me fjalët: “Çairi është shtëpia e kampionëve të sportit”.

Ganiu ka dhënë si shembull klubin e KF Shkupit si kampione e Maqedonisë së Veriut, klubin e Basketbollit Çairi 2030, Futsal Arben Bajramin fitues e kupës shtetërore në Futsal, klubin e mundjes Liria kampion i Maqedonisë, Sadie Dura kampionja e parë shtetërore nga Çairi në mundje, klubin e boksit “Skupi” – kampion në senior, klubin e karatesë “Forza”, klubin e hendbollit të femrave nga Çairi, i cili me ndeshjen e xhiros së dytë u fut në mesin e 16 klubeve më të mira që synojnë Kupën Evropiane, Klubin e shahut nga Çairi – Shkupi që këtë vit u bë pjesë e ligës së parë të shahut të Maqedonisë së Veriut.

Ai gjithashtu përmendi dhe fituesin e medaljes olimpike, Shaban Tërstenën.

https://www.facebook.com/visar.ganiu.7/posts/pfbid02HjNQ2bs6ry3pzoWtB7BWKrnwYtbdZQbC6iRzYdhkQDakaCRRorUXwyAA1YQjs26Tl

Related posts

Me 80 kg më pak, si ndryshoi jeta e kryetarit të komunës së Kriva Pallankës

Gazetamax.mk

Pendarovski: Në këtë Pashkë le të mendojmë për të gjithë ata që vuajnë dhe janë në mjerim

Gazetamax.mk

Njëzet persona kanë përfituar gjysmë milioni euro për tre vjet nga Qendra e re Klinike që pritet të ndërtohet në Shkup

Gazetamax.mk