GazetaMax
Lajme

Ganiu në Preshevë pritet nga kryetarja Sinani: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet komunave tona

Dje pata një ditë të veçantë në Preshevë, ku mikpritja, kultura dhe bashkëpunimi u ndien në çdo takim e aktivitet 🤝📚✨

Me ftesë të kryetares së Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, pata kënaqësinë të zhvilloj një vizitë të frytshme në këtë qytet me rëndësi të veçantë për mbarë shqiptarët.

Gjatë qëndrimit, zhvillova një takim të përzemërt me kryetaren Sinani, ku diskutuam për forcimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet komunave tona, për projektet e përbashkëta dhe për sfidat që kërkojnë qasje të koordinuar dhe vizion të përbashkët 🏛️

Vizitova gjithashtu Panairin e Librit “Presheva flet”, një aktivitet kulturor që dëshmon përkushtimin ndaj dijes dhe trashëgimisë sonë kombëtare 📖

Mbrëmja kulmoi me spektaklin madhështor “Shën Tereza – Shqiptarja e gjithë botës”, një ngjarje që mblodhi bashkë shqiptarë dhe filantropë nga e gjithë bota për të nderuar veprën e pavdekshme të Nënë Terezës 🙏🌍

Shqiptarët, kudo që janë, kanë ditur gjithmonë të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit — ashtu siç na ka mësuar edhe humanistja jonë e madhe ❤️

Related posts

Viti 2023 vendimtar për ndryshimet Kushtetuese dhe ecurinë e vendit drejt BE-së!

Gazeta Max

Kovaçevski bën thirrje për kursim të buxhetit, kryetari i Petrovecit blenë Audi A8 me vlerë 27 mijë euro

Gazeta Max

Qeveria inicon heqjen e shtetësisë së Onishçenkos

Gazeta Max