GazetaMax
Adrenaline

Garues çeçen tregon jetën si shqiptar

Zelimkhan Abakarov e pranon se nuk e dinte çfarë rrjedhe do të kishte marrë jeta e tij nëse nuk do të kishte vendosur të përfaqësonte Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
Mundësi i rritur në Dagestan të Çeçenisë i cili u shpall Kampion Bote në Beograd duke përfaqësuar vendin tonë, ka treguar emocionet e medaljes si kuqezi në një intervistë dhënë për “Sport News” , në një bashkëbisedim me moderatoren Trevisa Tufa, duke zbuluar pak edhe rreth të ardhmes së tij dhe ambicieve që ka pas kësaj medalje në Botëror.
Abakarov, e kishit menduar një ditë të tillë, kampion bote, për më tepër me Shqipërinë?Mendoj se e kam merituar këtë. Jam stërvitur shumë. Megjithatë nuk e kisha menduar, madje asnjëherë se kam çuar ne mendje, që do të garoja(përfaqësoja) Shqipërinë. Tani, nëse nuk do isha këtu, nuk do kisha patur mundësinë të garoja, duke qenë se Rusia nuk mund të përfaqësohet nga sanksionet.
Presidenti i Federatës së Mundjes Sehit Prizreni, nëpërmjet një miku na propozoi, mua dhe një  mikut tim, Islamit të garonim për Shqipërinë. Ne ramë dakord direkt, dhe që prej atij viti ne përfaqësojmë Shqipërinë.
Historia juaj është shumë e veçantë, nëse nuk do të ishte Prizreni, tani nuk do kishit mundësi as të garonit në flamurin rus. Ju besoni shumë në Zot, ishte çështje fati, kështu ishte e shkruar?Po, nëse nuk do të ishte Sehiti, unë nuk e di se ku do isha. I jam shumë mirënjohës Presidentit të Federatës së Mundjes Z. Prizreni që na dha mundësinë të përfaqësojmë së pari veten dhe gjithë Shqipërinë. Jam krenar që përfaqësoj këtë vend, këtë popull krenar. Nuk e di se ç’do ndodhte nëse nuk do garoja për Shqipërinë.
A e dini që edhe një shqiptar, Elis Guri, është shpallur kampion bote, por me flamurin bullgar. Duket si një shpagim kjo medalje që ju i sillni Shqipërisë…Të them të drejtën nuk e njoh këtë person (Elis Gurin). Pastaj më treguan për këtë gjë të pa kuptimtë, një shqiptar që garon për Bullgarinë. Nuk e kuptoj. Historia për mua dhe gjithë shqiptarët është medalja e artë. Ju falënderoj, ju jam mirënjohës.
Shqipëria nuk ka fituar kurrë medalje olimpike, vetëm kjo na mungon tani, a mundet ta arrini këtë, është e mundur?-Unë nuk e dija që Shqipëria nuk kishte një medalje të artë. Jam shumë i lumtur që munda të gëzoja të gjithë Shqipërinë, të shohim.
A e dini që shqiptarët e duan shumë mundjen, zihen edhe kot për qejf, e kanë sport kombëtar. Trajneri juaj
Çakmashi ka qenë një mundës i shkëlqyer, Sahiti gjithashtu ka dalë i treti në Botëror. Si ju duket Shqipëria në këtë pjesë?
-Po e di që shqiptarët kanë një lloj mundje të tyren. Seihti na ka çuar në ato male, dhe më pëlqeu shumë. Nuk e kam ditur që ka dhe mundje të tillë. Leonardi, trajneri jonë, e di që ka qenë sportist i mirë. Do ta quaja tani një trajner shumë të mirë, një mik që na ndihmon dhe na përkrah jo vetëm në sport por dhe në jetë. Sehiti e di që ka qenë nën kampion i Europës dhe president në formë të mirë, sepse stërvitet ndonjëherë me ne. E di që e duan mundjen në Shqipëri dhe jam i lumtur që arrita të marr një medalje për Shqipërinë.
Si është dita juaj, si i kaloni kohën në Shqipëri, çfarë ju pëlqen të bëni në kohën e lirë?Në kohën e lirë, kur jam këtu me shumë miq, zakonisht me trajnerin shkojmë në mal, në det. E kaloj mirë kohën e lirë në Shqipëri.
Çfarë të pëlqen më shumë nga Shqipëria?
Në Shqipëri mua më pëlqen që njerëzit këtu janë të mirë. Më pëlqen natyra, malet, gjithçka. Si çeçen që jam, ne ngjajmë me popullin shqiptar, ndaj e kam për zemër.
Tani që jeni shtetas shqiptar, si e keni planifikuar të ardhmen, do jetoni në Shqipëri, të ndërtoni këtu familjen?E ardhmja… në të ardhmen dua të sjell familje këtu, nuk e di. Ç’është e shkruar do të bëhet, të shohim. Ndoshta do të iki, do të vij. Shpesh do të jem këtu në Shqipëri.

Related posts

Benzema vjen me deklaratë bombastike, zbulon cilën fanellë do ta vesh Mbappe

Gazetamax.mk

Dritan Maqkaj, talenti i radhës që vendos të luajë për Kosovën 

Gazetamax.mk

Harry Kane është i paprekshëm

Gazetamax.mk