GazetaMax
Lajme

Gashi: Alternativa do të jetë në opozitë

Tetovë, 12 shkurt – Zyrtarisht Altenrativa do të jetë jshtë qeverisë. Këtë e deklaroi sonte kryetari i Alternativës, Afrim Gashi pas mbledhjes me kuvendin qendror në Tetovë.

Ai tha se Alternativa në vitin 2022 e shpëtoi këtë qeveri dhe në vitin 2022 dhe  në kohën e tyre vendi mori ftesën për BE.

Alterantivës sipas Gashit i është bërë padrejtësi andaj ata sot braktisin këtë qeveri duke qëndruar në opozitë.

Fjalimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Po ju drejtohem pas mbledhjes së Kuvendit Qendror, që ishte caktuar për sot, në afat sa më të shkurtër, gjithnjë sipas Statutit të partisë. Ndonëse partnerët tanë të deridjeshëm e tejkaluam edhe vijën e fundit etike dhe nuk patën durim ta presin as vendimin tonë të Kuvendit Qendror, që flet shumë për moralin e tyre politik, megjithatë ne sot u takuam që ta marrim vendimin tonë përfundimtar përkitazi me rrethanat e reja të krijuara.

Ashtu siç e di opinioni, në janarin e vitit 2022 Maqedonia e Veriut ishte para një sfidë hamletiane në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Madje, rruga e saj e nënkuptonte edhe rrugën e Shqipërisë. Në atë kohë, kur gjendja ishte e tillë, në morëm vendimin më të guximshëm, që na bën krenarë edhe sot dhe që besoj se vlerësohet jo vetëm nga strukturat e nga votuesit tanë, si dhe nga qytetarët tanë, por edhe nga bashkëkombësit tanë shqiptarë, si dhe nga aleatët tanë perëndimorë. Duke e krijuar një shumicë që atëbotë nuk ekzistonte, ne në janar 2022 mundësuam stabilizimin e qeverisë e të shtetit, ndërsa në korrik 2022 edhe zyrtarisht u hapën negociatat për Bashkimin Europian dhe kështu përfundoi tranzicioni tridekadësh në vendet tona.

Meqë vendimi ynë ishte politik, ne me kryetarin e atëhershëm të LSDM-së nënshkruam dhe publikuam një marrëveshje politike dhe një tjetër kadrovike, kjo e dyta si garanci e implementimit të marrëveshjes politike, e cila ishte miratuar edhe nga kryeministri aktual. Dhe, ndonëse pikat e asaj marrëveshjeje u zbatuan nga ana jonë, megjithatë, për fat të keq, pala tjetër nuk e implementoi as marrëveshjen politike e as atë kadrovike plotësisht, ndërsa në fund ata – në mënyrë të njëanshme, gati brutale – e thyen marrëveshjen dhe vendosën që ta ndajnë rrugën me ne, duke e përfshirë në shumicën parlamentare një parti tjetër. Kjo flet shumë, fatkeqësisht flet keq, për ata dhe jo vetëm për ata si parti, si subjekt që nuk i bëhet vonë që i thyen marrëveshjet dhe nuk i respekton ata që ia kanë shpëtuar jetën, por kjo flet shumë keq edhe për një vend që synon vlera europiane. Nëse LSDM-ja gjykon se standardet europiane janë nëpërkëmbja e marrëveshjeve, ky është lajm shumë i keq për Maqedoninë e Veriut.

Sidoqoftë, unë dua t’ju them se ne jemi krenarë jo vetëm për vendimin që e kishim marrë atëbotë, por edhe për arsye se pas një viti qeverisje ne kemi lënë pas vetes dhjetëra projekte të suksesshme në shëndetësi, kemi lënë pas vete projekte të suksesshme të digjitalizimit, të diasporës, të energjetikës, të çështjeve sociale, kulturore e arsimore dhe, pos kësaj, sot jemi këtu për t’ju thënë se krejt kjo ka ndodhur pa asnjë aferë për korrupsion. Madje, kur jemi të lufta kundër korrupsionit. AlternAtivA është partia e parë dhe e vetme që ka propozuar amendament kushtetues për luftën kundër korrupsionit dhe ky është bërë kryeidentiteti ynë politik.

Për gjithë këtë punë të qeverisjes, dua ta falënderoj secilin funksionar veç e veç, që ka lënë gjurmë suksesi në shërbimin e tij ndaj qytetarëve duke mos bërë dallime etnike, politike, religjioze a gjinore.

Pavarësisht kësaj, pasi që në anën tjetër kemi parti që nuk e mbajnë premtimin, që nuk e dinë se çka janë vlerat europiane dhe, madje, as në kuptimin etik nuk janë të denjë për partneritet, ne sot kemi vendosur që AlternAtivA – bashkë me tre deputetët dhe të gjitha strukturat tona – sot e tutje do të jetë parti opozitare

Megjithatë, ne mbetemi të përkushtuar në rrugën europiane, të përcaktimeve tona ideologjike, të programit tonë politik dhe të virtyteve në të cilat ne besojmë. Do të vazhdojmë të angazhohemi për të mirën e qytetarëve, për t’i mbajtur të rinjtë këtu, për të krijuar standard më të mirë jetësor dhe për luftë kundër korrupsionit.

Natyrisht, ne do ta mbështesim secilën agjendë në interes të qytetarëve dhe do të jemi të pakompromistë në luftën e secilës dukuri që është në dëm të qytetarëve.

Gjithmonë ka Alternativë!

Related posts

Universiteti i Tetovës i përuroi amfiteatrot me emrat e figurave emblematike të kombit tonë

Gazetamax.mk

109 raste të reja, 1 i vdekur, 130 të shëruar

Gazetamax.mk

Rritet numri i të punësuarve në zonat e lira

Gazetamax.mk