Shkup, 10 shkurt – Ambasadori i BE-së, David Geer, konsideron se flamuri evropian duhet të përdoret vetëm kur bëhet fjalë për çështje që kanë të bëjnë me norma dhe standarde evropiane, por jo edhe të përdoret që të shmanget debati publik për sjelljen e ligjeve të rëndësishme, informon Zhurnal.
“Nuk do të komentoj ligje të caktuara, por dua të potencoj principin gjeneral, që është me rëndësi të veçantë, se procedura e shkurtë në Kuvend duhet të prëdoret vetëm kur bëhet fjalë për ligje specifike të cilat janë të lidhura me ligjet evropiane. Flamuri evropian duhet të përdoret vetëm kur janë në pyetje ligjet lidhur me normat dhe standardet evropiane. Arsyeja përshkak së cilës lejohet përdorimi i flamurit evropian gjatë sjelljes së ligjeve është për përshpejtimin e reformave që janë të nevojshme për afrim drejt ligjeve evropiane. Në asnjë rast kjo nuk duhet të përdoret që të ulet diskutimi për ligje të rëndësishme”, theksoi Geer.
Nga Asociacioni për Bastore Sportive të Maqedonisë dje kërkuan reagim nga Geer duke vlerësuar se po keqpërdoret flamuri evropian pa debat publik të sillet ligji i ri për lojëra të fatit./Zhurnal.mk