GazetaMax
Ballina

Genës i ndodhi më e keqja në një dasëm: Turp i madh

Gena zbulon çfarë i ndodhi në dasëm: Më kanë hedhur 7-8 mijë euro false, turp i madh.
Këngëtari Gena ishte i ftuar në “Shqipëria Live” ku foli për traditat në dasmat shqiptare ku përfshihet edhe hedhja e parave. Duke qeshur tha se tashmë ka ndryshuar tradita se paratë i merr çifti. Megjithatë, këngëtarët vendosin çmimin që duan të paguhen para se të performojnë.
Gena: Ka ndryshuar tradita, paratë i merr çifti. Më parë i ka marrë këngëtari.
Këngëtari ka zbuluar dhe një rast kur i kanë hedhur rreth 7-8 mijë euro false dhe është ndjerë i turpëruar, por nuk i ka telefonuar ata që bënë dasmën.
Gena: Kemi çuar lekët në bankë dhe aty është turp i madh se kanë dalë që janë false dhe është problem tjetër.
Pyetje: Çfarë vlere mund të kenë qenë false?
Gena: Rreth 7-8 mijë euro. Përpara 10 vitesh, ishin të kopjuara aq mirë sa nuk kuptoheshin. Ai mund të të hedhë dhe florinj e të dalë bakër. Ideja është që ke në dorë lekë false dhe ndihesh i turpëruar në atë moment.

Related posts

Afër bregdetit, ja më kënd po i shijon rrezet e diellit Remzia

Gazeta Max

Samiti i Diasporës, Ali Ahmeti: Edi ngrije zërin fort, na ke në krah! Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE

Gazeta Max

Fituese e Big Brother Albania VIP 3, aktorja Egla Ceno flet me dedikim pas triumfit

Gazeta Max