GazetaMax
LAJME

Georgievski: Zaev ishte i gatshëm të heqë dorë nga Goce Dellçev, por pala bullgare refuzoi

Shkup, 20 maj – Ish kryeministri i Maqedonisë, Ljubço Georgievski, i cili së fundmi ishte i penguar për të mbajtur ligjeratë në Sofje, u thirr në online emisionin me gazetarin bullgar, Asen Genov, transmeton Zhurnal.

Georgievski qorton paksa bullgarët, duke thënë se kryeministri Zoran Zaev kishte hequr dorë nga gjashtë figura kryesore historike dhe ka qenë i gatshëm t’i shpallë si heroj të përbashkët të bullgarëve dhe maqedonasve, por edhe kjo për Sofjen ka qenë e papranueshme dhe ka vendosur veto.

“Para vetos deshta të ndajë mendim me historianët bullgarë, por për fat të keq nuk më kuptuan. Nëse Maqedonia pajtohet të thotë se pesë personalitete janë nga historia e përgjithshme e ato janë Shën Cirili dhe Metodi, shën Klimenti, shën Naumi dhe mbreti Samoil, ndërsa ka patur një moment, i gjashti, nga ana e maqedonasve, edhe presidenti, edhe kryeministri edhe kryesuesi i komisionit ishin të gatshëm të thonë se e pranojnë edhe Goce Dellçevin si figurë e përbashkët heroike. Këto janë gjashtë persona për të cilët pala maqedonase para vetos ishte e gatshme të thtoë se janë njerëz të thjeshtë në dy tregime”, thotë Georgievski.

Sipas tij, këtë nuk e ka kuptuar politika dhe historia bullgare dhe në vend se gjërat të shkojnë në drejtim pozitiv, ato për fat të keq janë kthyer mbrapsht./Zhurnal.mk

Related posts

Intervistë me kryetarin e Komunës Qendër, Gerasimovski: Buxhetin komunal e trajtojmë si duhet, për përballimin më të lehtë të krizës ekonomike

e-max

Vdes në moshën 78 vjeçare, djali i Kiro Gligorov

e-max

Mashtronte qytetarët duke iu ofruar shërbime me pagesë

e-max