GazetaMax
Lajme

Gërkovska – Larson Xhein: Suedia është partner dhe mbështetës i fortë i Maqedonisë së Veriut për në BE

Shkup, 30 shtator – Zëvendëskryetarja e Qeverisë e ngarkuar për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, sot pati takim me ambasadoren e sapoemëruar të Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ami Larson Xhein.

Zëvendëskryeministrja Gërkovska i dëshiroi ambasadores Larson Xheinit mirëseardhje dhe kryerjen me sukses të misionit. Gërkovska shprehu bindje se në periudhën e ardhshme do të thellohet bashkëpunimi i mirë dhe intensiv ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

“Mbretëria e Suedisë do të kryesojë me Këshillin e Bashkimit Evropian në gjysmën e parë të vitit 2023 dhe jam e bindur se Maqedonia e Veriut do të ketë një mik dhe mbështetës të fortë që procesi ynë integrues të vazhdojë me ritëm të pandërprerë. Hapja e negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian është me rëndësi kyçe për përshpejtimin e agjendës së reformave në vend”, theksoi zëvendëskryeministrja Gërkovska.

Ambasadorja Larson Xheini tha se të dyja vendet kanë bashkëpunim dypalësh në shumë fusha me interes të përbashkët, siç janë demokracia, barazia gjinore dhe mjedisi jetësor. Ajo theksoi se së fundmi është miratuar Strategjia e Suedisë për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, në kuadër të së cilës për vendin tonë do të ndahen gjashtë milionë euro.

Të dy bashkëbisedueset ranë dakord se është mirë që bashkëpunimi i ndërsjellë të thellohet në pjesën e përmirësimit të transparencës së institucioneve, por edhe për bashkëpunim më të ngushtë me të rinjtë që janë kyç për zhvillimin e shtetit, qëndron në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.

Related posts

Kryetari i Butelit Darko Kostovski nisi shënimin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Shkollat Fillore “VIZBEG” dhe “PENKO”

Gazeta Max

145 vjetori i Lidhjes se Prizrenit bashkoi gjitha forumet rinore politke mbar shqiptare

Gazeta Max

Mariçiq-Varhej: Të gjithë në RMV do të qëndrojnë pas të ardhmes evropiane të vendit

Gazeta Max
Lajme

Gërkovska – Larson Xhein: Suedia është partner dhe mbështetës i fortë i Maqedonisë së Veriut për në BE

Shkup, 30 shtator – Zëvendëskryetarja e Qeverisë e ngarkuar për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, sot pati takim me ambasadoren e sapoemëruar të Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ami Larson Xhein.

Zëvendëskryeministrja Gërkovska i dëshiroi ambasadores Larson Xheinit mirëseardhje dhe kryerjen me sukses të misionit. Gërkovska shprehu bindje se në periudhën e ardhshme do të thellohet bashkëpunimi i mirë dhe intensiv ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

“Mbretëria e Suedisë do të kryesojë me Këshillin e Bashkimit Evropian në gjysmën e parë të vitit 2023 dhe jam e bindur se Maqedonia e Veriut do të ketë një mik dhe mbështetës të fortë që procesi ynë integrues të vazhdojë me ritëm të pandërprerë. Hapja e negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian është me rëndësi kyçe për përshpejtimin e agjendës së reformave në vend”, theksoi zëvendëskryeministrja Gërkovska.

Ambasadorja Larson Xheini tha se të dyja vendet kanë bashkëpunim dypalësh në shumë fusha me interes të përbashkët, siç janë demokracia, barazia gjinore dhe mjedisi jetësor. Ajo theksoi se së fundmi është miratuar Strategjia e Suedisë për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, në kuadër të së cilës për vendin tonë do të ndahen gjashtë milionë euro.

Të dy bashkëbisedueset ranë dakord se është mirë që bashkëpunimi i ndërsjellë të thellohet në pjesën e përmirësimit të transparencës së institucioneve, por edhe për bashkëpunim më të ngushtë me të rinjtë që janë kyç për zhvillimin e shtetit, qëndron në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.

Related posts

Milloshoski publikon Kodin Etik të Kuvendit, çfarë shkelje të rëndë ka kryer Talat Xhaferi?

Gazeta Max

Kryqi i Kuq publikoi llogari dhe numra të telefonit për donacione për të pësuarit në Turqi dhe Siri

Gazeta Max

Ish-gjenerali i NATO-s: Ishte nder i jetës që pata mundësinë të ndihmoj në ndalimin e spastrimit etnik në Kosovë

Gazeta Max