Industria muzikore shqiptare po mbushet çdo ditë me prurje të reja, por jo të gjithë arrijnë të lënë gjurmë. Në një treg ku ngjashmëritë janë të shumta dhe risia është e rrallë, të jesh unik është sfidë më vete.
Por këtë herë, nga estradat po veçohet një emër që po tërheq vëmendje serioze në skenën hip-hop. Bëhet fjalë për Big Nit, i cili ka sjellë një projekt të fuqishëm muzikor me 11 këngë të reja, të përmbledhura në albumin Ghost.

Ky nuk është thjesht një publikim i radhës, por një projekt i konceptuar si paketë e plotë artistike, që synon të sjellë energji, identitet dhe frymë autentike HIP HOP-i për publikun që e kërkon këtë stil.
Krahas albumit, Big Nit ka publikuar në YouTube edhe videoklipin e këngës titullare Ghost, i realizuar me një qasje interesante vizuale dhe atmosferë që përforcon mesazhin e projektit. Kënga po komentohet gjerësisht nga fansat e zhanrit dhe po merr reagime pozitive.
“Ghost” pritet të jetë një nga projektet që do të flitet gjatë në skenën urbane shqiptare.
Më poshtë mund të gjeni linkun dhe kanalin e Big Nit për të dëgjuar të gjitha këngët e albumit:
