GazetaMax
Ballina

Gjashtë gjërat që i ndodhin trupit kur ecni çdo ditë

Stili modern i jetesës ka bërë që shumicën e kohës ta shpenzojmë duke qëndruar ulur, e kjo pastaj po na shpie në shumë probleme shëndetësore si pasojë e mungesës së aktivitetit fizik.
Ekspertët shëndetësorë rregullisht na kujtojnë të mos e harrojmë rëndësinë e aktivitetit fizik.
Ecja është një prej aktiviteteve më të vjetra fizike njerëzore dhe është tejet fitimprurëse për shëndetin tonë.
Ajo e shpejton metabolizmin pa u shkaktuar problem nyejve, djegë kalori, e parandalon shtimin e peshës, na bën më të shëndetshëm, më të lumtur, etj.
Sidoqoftë, ekspertët kanë treguar në detaje për gjashtë përfitimet kryesore shëndetësore të ecjes.
1. I lufton sëmundjet kronike siç janë ato të zemrës, artriti dhe diabeti. Është një prej formave më të sigurta të ushtrimeve fizike, i mbështet nyejt me qarkullim të përmirësuar dhe që i ndihmon sistemit limfatik ta kryejë funksionin e vet. Ndër tjerash e zvogëlon inflamacionin. Ecja është falas, efikase dhe mënyrë e mirë për ta mbajtur formën fizike, për ta përmirësuar funksionin hormonal, muskulor dhe atë të zemrës.
2. Ecja është mënyrë efikase për ta mbajtur një peshë të shëndetshme. Është ushtrim i lehtë që ka rrezik të ulët të lëndimeve.
3. Ecja e ulë rrezikun e sulmit të trurit, sëmundjeve koronare të zemrës dhe sulmeve të zemrës. Ndër tjerash e ulë shtypjen e gjakut, ndikon pozitivisht në pulsin e zemrës, kapacitetin ushtrimor, në kualitetin e jetës, etj.
4. Ecja është mënyrë natyrale për ta përmirësuar disponimin dhe për ta luftuar depresionin e ankthin.
5. Ecjet e rregullta e ndalojnë humbjen e masës së eshtrave që vjen si pasojë e plakjes.
6. Ecja është ushtrim me impakt të ulët që nuk kërkon pajisje dhe që mund të performohet me çfarëdo ritmi dhe në çdo kohë.

Related posts

Ja kush është shkaktar i akneve

Gazetamax.mk

Këto janë 5 ushqimet më të shëndetshme në botë

Gazetamax.mk

Nëse e vëreni këtë gjë në lëkurën tuaj, kontrolloni mëlçinë

Gazetamax.mk