GazetaMax
LAJME

Gjendet trupi i Plamen Hristov, pranë tij dhe një trup tjetër, dyshohet se është shtetas i Maqedonisë

Sofje, 2 janar – Pas disa ditë kërkimesh është gjetur trupi i turistit bullgar Plamen Hristov, i cili ishte zhdukur para një jave. Trupi i pajetë është gjetur nën majën Vihren në malin Pirin të Bullgarisë, ndërsa pranë tij është gjetur edhe një trup tjetër i një burri, i cili nuk është identifikuar, por supozohet se është shtetas i Maqedonisë së Veriut, sepse atij i janë gjetur denarë të Maqedonisë së Veriut.

Informacionin e publikoi botimi elektronik “24 çasa”. Policia po kontrollon hotelet në Bansko dhe Sandanski. Asnjë burrë nga zona nuk është raportuar i humbur në policinë lokale.

MIA e kontaktoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, por nga atje na informuan se tani për tani nuk kanë informacion për shtetas të vdekur nga Maqedonia e Veriut në Bullgari.

Related posts

Grubi: Gonxhe Bojaxhiu i mësoi botës nocionin e dhembshurisë

e-max

Presidenti gjerman Shtajnmaer ndodhet në Shkup, do të takohet me krerët e shtetit

e-max

Njerëzit në Kiev po vdesin nga uria pa ushqim, po pijnë ujë të zeza

e-max