GazetaMax
LIFESTYLE

Gjërat që nuk duhet t’i mbani në dhomën e gjumit

Është shumë e rëndësishme se çfarë mbani në dhomën e gjumit.

Dhoma e gjumit duhet të jetë një strehë anti-stres, një vend ku pushoni dhe relaksoheni.

Kjo është arsyeja se pse duhet shmangur vendosjen e disa gjërave në këtë dhomë, transmeton portal arbresh.info

Vendosja e disa objekteve në dhomën e gjumit mund të shkaktojë pagjumësi dhe ankth.

Ja për cilat gjëra bëhet fjalë:

Shtrati i vjetër

Të kesh një set rezervë çarçafësh dhe batanije është një ide e mirë, por vetëm nëse ato janë në formë funksionale. Por gjithnjë duhet shikuar edhe vjetërsia e shtratit. Ekspertët thonë se shtrati i njollosur, jorganët dhe jastëkët duhet të pastrohen ose zëvendësohen në mënyrë profesionale.

Rrobat që nuk i veshni

Të gjitha ato gjëra që mendoni se mund t’i përdorni në një të ardhme, mund të bëhen një hapësirë e çorganizuar dhe janë veçanërisht problematike në hapësira më të vogla si dhoma juaj e gjumit. Kjo është arsyeja pse organizatorët profesionistë sugjerojnë që të hiqni qafe të gjitha veshjet që nuk ju përshtaten më ose nuk i përshtaten stilit tuaj të jetesës.

Dokumente

Nëse posta ose dokumentet kanë përfunduar disi në dhomën tuaj të gjumit, tani është koha që t’i hiqni qafe ato. Përsëri, letrat nuk shtojnë vetëm rrëmujë fizike në hapësirën tuaj; ju kujtojnë edhe punën, e cila mund t’ju ndalojë të relaksoheni. Dhoma e gjumit nuk duhet t’i ngjajë një zyre, prandaj mos mbani objekte që ju nevoiten në zyrë në dhomën e gjumit.

Related posts

Ibrahairartist e zbukuron ish-missin shqiptar

e-max

Tri hurma në ditë, 5 vlera për organizmin

e-max

Këto janë 8 përfitimet shëndetësore të menjëhershme nëse hiqni dorë nga alkooli

e-max

Leave a Comment