GazetaMax
Lajme

Gjest i mrekullueshëm/ Falet një gjak në Tetovë, pajtohen dy familje

Me iniciativën e Bujar Tairit, Selam Terziut dhe Skender Jasharit, është arritur pajtimi i gjakut mes dy familjeve në Tetovë – familjes Mustafi nga Reçica e Vogël dhe familjes Bardhi nga fshati Llacë.

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkodran Mustafi, ka bërë një akt të madh njerëzor duke falur gjakun dhe duke sjellë paqe mes dy familjeve, në prani të efendi hoxhë Abdurrahim Muratit dhe anëtarëve të të dyja familjeve.

Ky pajtim është vlerësuar si një shembull i rrallë i fisnikërisë, maturisë dhe shpirtit të faljes, duke dhënë një mesazh të fortë për bashkim, pajtim dhe vëllazëri në mesin e shqiptarëve.

Related posts

Gaza, qindra hafizë që humbën baballarët e tyre në sulmet izraelite mblidhen në programin “Recitimi i Kuranit”

Gazeta Max

Bastisje në Zajaz, kapen armë dhe municione

Gazeta Max

Përçarje në ASH-në e Kërçovës: Nëndega e Tuhinit distancohet nga vendimi për të dalë nga koalicioni VLEN

Gazeta Max