GazetaMax
Showbizz

Gjiko shpallet i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë për akuzën për dhunim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot të pafajshëm këngëtarin e njohur Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, lidhur me akuzën për dhunim që ishte ngritur ndaj tij.

Telegrafi mëson nga burime të sigurta brenda sistemit të drejtësisë se Gjikolli është liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës.

Sipas aktgjykimit të shpallur sot, gjykata ka konstatuar se nuk ka prova të mjaftueshme që e lidhin të akuzuarin me veprën penale për të cilën ishte hetuar dhe gjykuar.

Mbrojtja e Asdren Gjikollit është udhëhequr nga avokati i njohur Kujtim Kërveshi, një emër i njohur i botës juridike në Kosovë dhe më gjerë, i cili njihet për përfaqësimin e korporatave të mëdha dhe profileve të larta në çështje të ndërlikuara juridike.

Kerveshi ka fituar disa çmime ndërkombëtare për sukseset e tij në fushën e avokatisë. Kujtojmë se rasti kishte tërhequr vëmendje të madhe mediatike dhe kishte ngjallur debat publik në opinion.

Përfaqësuesit ligjorë të Gjikollit gjatë gjithë kohës kishin mohuar akuzat dhe kishin kërkuar drejtësi për klientin e tyre.

Related posts

“Performer Cup Albania” – Një Kampionat i Ri dhe unik që Bashkon Artin, Sportin dhe Kulturën

Gazeta Max

Meti Berbatovci, ka nisur vitin 2025 me një lansim të ri muzikor

Gazeta Max

Pasqyrë e kulturës dhe traditës shqiptare, ekspozita “Karavani artistik 2023”në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje! Nga Anila Hetoja, piktore/arkitekte e brendshme

Gazeta Max