GazetaMax
Lajme

Gjithsej 14 milionë denarë ndihmë nga MATTO për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Shkup, 8 shkurt – Oda Ekonomike Maqedoni – Turqi (MATTO) do të dhurojë 14 milionë denarë ndihmë për qytetarët e prekur nga tërmeti katastrofik në Turqi.

Këshilli drejtues i MATTO-s sot ka sjellë vendim që të transferojë dy milionë denarë ndihmë nga Oda, ndërsa 12.000.000 denarë janë mbledhur nga kompanitë e saja anëtare.

Mjetet deri të premten, 10 shkurt, përmes llogarisë të hapur në Halk Bank SHA Shkup do të transferohen në llogarinë e Qendrës për menaxhim me fatkeqësitë dhe situata emergjente të Turqisë (AFAT).

MATTO informon gjithashtu se në kuadër të Odës është formuar Shtab i posaçëm i krizës i cili do të koordinojë me të gjitha donacionet që anëtaret e MATTO-s apo persona të tjerë juridikë e fizikë vullnetarisht dëshirojnë të dhurojnë për të pësuarit e tërmetit në Turqi.

Është siguruar Qendër logjistike, depo, si dhe transport deri te destinacionin final. Të gjithë personat e interesuar juridikë dhe fizikë mund të paraqiten në numrin e telefonit për kontakt të Shtabit të krizave +389 2 310 12 20; +389 70 302 780.

“I ftojmë të gjithë personat juridikë dhe fizikë që dëshirojnë dhe janë në gjendje të ndihmojnë të prekurit nga tërmeti katastrofik në Turqi t’i bashkëngjiten fushatës me ndihmë përmes donacioneve të drejtpërdrejta në llogarinë në Halk Bank ose përmes të mirave materiale si ushqime të konservuara, batanije, ngrohje, veshje dimërore, pelena, ushqim për fëmijë, bateri për mbushjen e aparateve telefonike”, theksojnë nga MATTO.

Related posts

Mbahet Samiti i parë kombëtar i shkollave të mesme

Gazetamax.mk

Gjendet një trup i pajetë në Vardar, me gjasa bëhet fjalë për personin që dje kërceu në lumë

Gazetamax.mk

Dedinec: Nuk është hera e parë që po përballemi me krizë, por tani janë mbledhur të gjitha

Gazetamax.mk