GazetaMax
Teknologji

Google lançon pamjen e re vizuale të Android

Google tha se ka filluar lançimin e ndërfaqes së re shumëngjyrëshe të Android 16 për përdoruesit që testojnë versionet beta të sistemit operativ.

QPR1 beta përmban gjuhën e dizajnit Material 3 Expressive prezantuar javën e kaluar dhe përfshin pamje të reja vizuale të lançuesit të aplikacioneve, njoftimeve, ekranit të bllokimit dhe faqes së konfigurimeve të shpejta që duket sikur është inspiruar nga Apple.

QPR-të, ose lançimet çdo tre mujore të platformës, zakonisht janë përditësime të pasura në veçori të reja krahasuar me përditësimet mujore të sigurisë. Me Android 16 që pritet të lançohet së shpejti për të gjithë, në Vjeshtë do të pasohet nga ky përditësim QPR1 që sjell edhe ndryshimet vizuale.

Nëse dëshironi të provoni Android 16 e ridizajnuar por nuk jeni regjistruar në fazën beta, Google postoi udhëzimet në rrjetin social Reddit.

Related posts

Syzet inteligjente Ray-Ban bëhen me “ekrane televizive”

Gazeta Max

WhatsApp prezanton mjete të reja krijuese për statuset

Gazeta Max

ПРАЗНИЧНА ВЛТ ЏЕКПОТ ДОБИВКА: ПРЕМИУМ ЏЕКПОТ НА ВИДЕОЛОТАРИЈА- МЕРЦЕДЕС БЕНЗ Е 220 Д

Gazeta Max