Sot në orët e mëngjesit në Prishtinë ka ndodhur një grabitje e një banke, nga tre persona të armatosur.
Grabitja kishte ndodhur në orën 08:40 në një filiale banke në lagjen Dardania.
E pas kësaj grabitjeje, ka reaguar Shoqata e Bankave të Kosovës.
Shoqata ka kërkuar nga autoritetet përgjegjëse që të jenë më të përkushtuara për parandalimin, ndjekjen dhe zbulimin e këtyre rasteve.
“Në mëngjesin e ditës së sotme është sulmuar një filial i një banke komerciale, me ç‘rast është kryer grabitje e armatosur, duke tronditur stafin, klientët e bankës dhe qytetarët në vendin e ngjarjes. Shoqata e Bankave të Kosovës e dënon këtë akt kriminal dhe kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të jenë më të përkushtuara për parandalimin, ndjekjen dhe zbulimin e këtyre rasteve dhe njëkohësisht kërkojmë që institucionet e drejtësisë të sigurojnë faktet e nevojshme për të shqiptuar dënimet më të larta sipas ligjit të cilat do të dekurajonin këto sulme që cenojnë rëndë jetën dhe pronën në Kosovë”, thuhet në reagim .
Shoqata e Bankave të Kosovës thekson se në vitet e fundit sektori bankar është ballafaquar me numër të lartë të sulmeve të armatosura, gjë që paraqet një shqetësim serioz për këtë sektor.
“Siguria e bizneseve për të afaruar lirshëm është e garantuar dhe duhet të mbrohet me çdo kusht nga institucionet e sigurisë, prandaj kërkojmë veprime konkrete dhe të menjëhershme nga autoritetet përkatëse për të ofruar një ambient të sigurt për bizneset dhe qytetarët në Kosovë”, thuhet më tej. /Telegrafi/
Të fundit në përqindje
Tetovë, 29 janar – Lëvizja Besa e Bilall Kasamit mbrëmë në ka realizuar një takim me
Shkup, 29 janar – Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në një intervistë
Shkup, 29 janar – Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në një intervistë
Shkup, 29 janar – Edhe pse dit më parë, i pari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski e
Shkup, 29 janar – Edhe pse dit më parë, i pari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski e