GazetaMax
BALLINA

Grubi: 2 miliardë euro për autostradat e Korridorit 8, Shkup – Bllacë dhe 10-D

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot morri pjesë në Forumin “100 ditë Qeveri”.

Para të pranishmëve, Grubi tregoi të arriturat e përcaktuara në Programin e Qeverisë në 100 ditët e para në aspektin e prioriteteve të fokusuara në sigurimin dhe vazhdimësinë e krijimit të kushteve për një jetë më të mirë dhe një të ardhme europiane për qytetarët tanë.

Zëvendëskryeministri i parë sot me rastin e Forumit 100 ditë Qeveri theksoi se Qeveria tashmë e ka kaluar informacionin për përcaktimin e trasës së rrugës.

Përveçse Korridorit 8-të, bashkë edhe me ministrin e Financave, me drejtorinë e rrugëve, me ministrinë e Transportit po punojmë fuqishëm në përfundimin e rrugës autostradë Shkup dhe Bllacë dhe para 3 javësh në Qeveri e kaluam informacionin me përcaktimin e trasesë së rrugës dhe vlerës sipas projektantëve me ç’rast besoj muajin e ardhshëm do të realizohet kredia nga Banka Europiane për Zhvillim dhe Ndërtim dhe do të bëjmë shpalljen e tenderimit për 10 kilometërshin e dytë të autostradës Shkup-Bllacë, e cila duhet të përfundon si procedurë në vjeshtën që e kemi para nesh. Njëkohësisht e njëjta procedurë do të vlenë edhe për rrugën prej në Kërçovë deri në Bukoçan që të lidhet me Korridorin 8-të, deklaroi kështu Grubi.

Sipas tij, vitin e ardhshëm sapo ti rrumbullakësojmë dhe ti nënshkruajmë këto autostrada prioritetin e kemi te hekurudha prej në Kërçovë deri në fshatin Lin të Shqipërisë në Pogradec dhe me drejtorin Lokvenec jemi duke punuar në rifreskimin e projektit të cilin e kemi gati dhe është i financuar nga BE dhe tashmë me ministrinë e Financave kemi dërguar kërkesa për financim të kësaj hekurudhe.

Kjo është prioritet jo vetëm i imi, është prioritet i gjithë Qeverisë dhe kam bindjen absolute që në përfundim të këtij mandati ne do të shofim rrugën qartë të vizuar nga Bllaca deri në Qafë Thanë edhe nga Prilepi deri në Manastir duke rrumbullakësuar të gjitha projektet e autostradave në këtë vend dhe në këtë mënyrë ta ndihmojmë ekonominë duke realizuar afërsisht pak më pak se 2 miliardë euro në periudhë prej 3 deri 4 vitesh në vendin tonë dhe kjo do të jetë një ndihmesë shumë e madhe për të gjitha kompanitë e vendit dhe për ekonominë e vendit. Kam bindjen e plotë se nuk do të ketë kompani vendore e cila do të mbetet pa punë në të gjitha këto projekte të cilat po i hapim. Vitin e ardhshëm sapo ti rrumbullakësojmë dhe ti nënshkruajmë këto autostrada prioritetin e kemi te hekurudha prej në Kërçovë deri në fshatin Lin të Shqipërisë në Pogradec dhe me drejtorin Lokvenec jemi duke punuar në rifreskimin e projektit të cilin e kemi gati dhe është i financuar nga BE dhe tashmë me ministrinë e Financave kemi dërguar kërkesa për financim të kësaj hekurudhe. Qëllimi është rindërtim i plotë i Korridorit 8-të energjetik, hekurudhor, autostradë në gjithë tërësinë e vet nga Bullgaria deri në Shqipëri, vlerësoi më tej Grubi.

Related posts

Memorandumet sekrete të FBI-së zbulojnë të vërtetën për Titon – zbulohet më në fund kush e drejtoi Jugosllavinë

e-max

BDI: Pagat në arsim do të rriten, procesi arsimor të vazhdojë nga e hëna

e-max

Grubi pyet qytetarët: A kemi qenë ndonjëherë më të fortë? Qytetarët njëzëri i përgjigjen: Asnjëherë!

e-max