GazetaMax
Ballina

Grubi: Kemi marrëveshje që vendi ta ketë kryeministër shqiptar

Artan Grubi,  zëvendës kryeministër i Maqedonisë së Veriut, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut do ta ketë një kryeministër të nacionalitetit shqiptar.

Ani në Debat Plus, tha se për këtë gjë ka edhe një marrëveshje të nënshkruar nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish-kryeministri Zoran Zaev.

Ai rrëfeu se në vitin 2020, ishte bërë një marrëveshje nga BDI dhe Zoran Zaev, që në 100 ditëshin e fundit të qeverisjes, kryeministër të jetë një person i nacionalitetit shqiptar.

“Në vitin 2020, dolëm me fushatë moderne, e cila bëri jehonë në Prishtinë e Tiranë, duke thënë që ka ardhur koha për km e parë shqiptar, edhe ky një projekt i Ali Ahmetit, për t’i thyer tabutë. Ka ardhë koha t’i tejkalojmë paragjykimet me zgjedhjen e një kryeministri shqiptar. Deshti verditkti i popullit që lidhja socialdemokrate ti fiton 46 deputetë BDI 15 deputetë, të dyat bënin bashkë 61”, ka thënë ai.

“Në marrëveshjen e koalicionin që kishim, arritëm dakordësi, me Zoran Zaev, që 100 ditëshin e fundit ai të largohej nga qeveria dhe të zëvendësohet nga një kryeministër shqiptar. Këtë e shkruam e nënshkruam, dhe doli edhe Zaev, dhe tha që do ta kemi një kryeministër shqiptar për herë të parë”, vijoi Grubi.

Sipas tij, marrëveshja është ende valide, dhe se një gjë e tillë i është premtuar edhe nga kryeministri aktual Dimitar Kovaçevski.

“Kovacevski, në takimin e parë ende pa u zgjedhur ai, ishte edhe Zoran Zaev, dhe të tjerë… ai u zotua në takim se e njëjta marrëveshja që ishte arritur me Ahmetin do të jetë valide dhe ia shtrënguam dorën njëri-tjetrit. Ai e ka thënë që në 100 ditëshin e fundit kurdoqoftë që është ajo, ai do të largohet nga posti, do të jetë kryetar parlamentar, dhe një shqiptar apo një shqiptare do të jetë kryeministre”, tha ai.

Kryeministrin shqiptar sipas tij do ta propozojë Ali Ahmeti.

Related posts

Çfarë “Diabla” ka ardhur nga Davidi dhe Yourg Zeka

Gazetamax.mk

E lodhur dhe dërrmuar, në këtë gjendje ka përfunduar Sara

Gazetamax.mk

Peshëngritja e rregullt ulë rrezikun e vdekjes së hershme, tregon studimi

Gazetamax.mk