GazetaMax
Ballina

Grubi priti në takim ambasadorin e ri britanik, Matthew Lawson

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe Ministër për Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, sot ka pritur në takim Matthew Lawson, ambasador i ri i Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Fillimisht, Grubi i dëshiroi punë të suksesshme në mandatin e ri si dhe shprehu ngushëllimet e tij me rastin e vdekjes së mbretëreshës Elizabeta e II-ë.

Në takim u konfirmua miqësia mes dy vendeve si dhe vazhdimësia e bashkëpunimit në sferën ekonomike, në mbrojtje si vende partnere të NATO-s, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe në proceset reformuese.

Ambasadori Lawson uroi Grubin për ecurinë e procesit integrues të vendit dhe fillimin e negociatave me BE-në, duke theksuar se do të vazhdojë mbështetja nga Mbretëria e Bashkuar për realizimin e synimeve strategjike siç është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian.

Në takimin me ambasadorin Lawson u konstatua se politikat e fqinjësisë së mirë japin rezultate dhe hapin perspektiva të reja jo vetëm për vendin por edhe për mbarë rajonin dhe se Qeveria është e fokusuar në sigurimin e një jete më të mirë për qytetarët përmes zbatimit të vlerave europiane.

Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, u tha se të gjitha subjektet politike në vend duhet të tejkalojnë interesat partiake për të realizuar plotësisht qëllimin strategjik – anëtarësimin e plotë në BE, që është e vetmja rrugë e drejtë nga e cila nuk ka kthim prapa.

Gjithashtu, u bisedua edhe për sfidat në fushën e energjisë dhe për çështje të tjera aktuale nga rajoni e bota të shkaktuara nga Pandemia dhe lufta në Ukrainë.

Related posts

Festim Halili: Në Xhermë kryetar të Forumit rinor zgjodhëm Shkëlqim Rushanin kurse Lulzim Ismailin në Çarshi të Epërme

Gazetamax.mk

Drejtori Halili takon përfaqësues të Bankës Botërore, diskutojnë për bashkëpunimin në sektorin publik dhe privat

Gazetamax.mk

Çka ka të re nga Arta Kabashi?!

Gazetamax.mk