GazetaMax
Lajme

Grubi priti në takim kryebashkiakun e Tiranës

Shkup, 20 Janar – Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi sot ka pritur në takim kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj me të cilin kanë diskutuar mbi ecurinë e procedurave për Korridorin 8 si dhe dinamikën që ka ndërmarë Qeveria për fillimin e punimeve.

Me kënaqësi mirëprita sot në takim të parin e Tiranës, mikun tim të ngushtë Erion Veliaj.

Me Erionin e ndajmë vizionin progresiv për të afruar më shumë me njëra – tjetrën kryeqendrat e vendeve tona dhe ky angazhim është preokupim i yni i përditshëm.

Njoftova të parin e Tiranës mbi ecurinë e procedurave për Korridorin 8 që me dinamikë të thelluar si Qeveri kemi ndërmarrë për të filluar që në pranverën e hershme punimet për realizimin e këtij projekti që do të shkurtojë distancën mes Shkupit dhe Tiranës në më pak se 2.5 orë.

Erioni në Shkup është në shtëpi të vetën!

https://www.facebook.com/100044385821029/posts/pfbid0kS8MDRwdNX6hChpgmUaYMNwEpXYUuVmpYbUPobFFCTiCXGf67P1JePFhTFNzdnZpl/

Related posts

LSDM: Deputetët që bllokojnë Kuvendin, le të heqin dorë nga paga dhe benefitet

Gazetamax.mk

Selmanaj thotë se Kurtin s’po e pret askush në Amerikë: Nuk po dinë kë ta vendos në agjendë

Gazetamax.mk

Shënohet Dita ndërkombëtare e qasjes universale në informacione me karakter publik

Gazetamax.mk