GazetaMax
Lajme

Grubi priti në takim ministrin kazak, Kuantyrov: Vazhdon bashkëpunimi mes dy vendeve në gjitha sferat

Shkup, 3 Nëntor – Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim z. Alibek Kuantyrov, ministër për Ekonomi nacionale i Republikës së Kazakistanit.

Raportet mes dy vendeve, bashkëpunimi në sferën e ekonomisë dhe energjetikës si dhe sfidat me të cilat përballet kontinenti i Europës, ishin pjesë e bisedës në takimin mes Grubit dhe Kuantyrov.

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kazakistanit tashmë kanë konfirmuar interesin për zhvillimin e dialogut politik, ndërtimin e bashkëpunimit tregtar, ekonomiko-energjetik, si dhe kulturor në frymën e mirëkuptimit të ndërsjellë, është theksuar në këtë takim.

Këto ditë në Shkup po zhvillohet edhe takimi i parë i Komisionit të përbashkët Ndërqeveritar për Tregti dhe Bashkëpunim Ekonomik, takim ky që do të kontribuojë në rritjen e zgjerimit dhe diversitetin e strukturës së qarkullimit tregtar mes dy vendeve.

Ministri Kuantyrov theksoi se Kazakistani mbështet prioritetet e vendit tonë për kryesimin e OSBE në vitin 2023, duke vënë në dukje përparimin e rëndësishëm në rrugën e integrimit drejt BE dhe zbatim të suksesshëm të reformave si dhe procesit të skriningut.

Të dy vendet do të vazhdojnë të risin bashkëpunimin në të gjitha sferat si dhe qasjen e përbashkët për çështje të caktuara ndërkombëtare në përputhje me prioritetet dhe angazhimet e secilës palë për mbështetje të iniciativave në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Grubi në anën tjetër mirëpriti vendimin e Republikës së Kazakistanit për hapjen e ambasadës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2023, që do t’i japë një shtysë shtesë marrëdhënieve mes dy vendeve.

Related posts

Spilleja të kthehet në plazh vetëm për gratë muslimane

Gazetamax.mk

Ibrahimi në “Top Tema” shpjegon idenë e “Asociacionit të Komunave me Shumicë Shqiptare”

Gazetamax.mk

Asfaltohen dhe rregullohen 14 rrugë në komunën Qendër

Gazetamax.mk