GazetaMax
Lajme

Grubi: Punët e mira dhe të arriturat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut mbajnë vulën e BDI-së

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi mbrëmë nga tubimi qëndror i BDI-së në Çair ka numëruar të arriturat shtetërore që mbajnë vulën e BDI-së, përfshirë shumë ligje, investime dhe projekte kapitale të miratuara ndër vite.

“Edhe përkundër rrethanave, pas më shumë se një dekade shpërndamë administratorët, avansuam administratorët , njohëm diplomat e të gjithë atyre që ishin punësuar me shkollë të mesme. Zbatuam gjuhën shqipe, pas 20 vite bëmë regjistrimin, tejkaluam të gjitha pengesat për barazinë gjuhësore, themeluam institucione të reja, malin Sharr Park kombëtar, teatrin muzikor, ansamblin kombëtar, Agjencinë e gjuhës dhe Inspektoratin e gjuhës i bëmë me shtëpi në vete”, u shpreh Grubi.

Grubi teksa foli dhe për problematikat e viteve të fundit, tha se çdo krizë është mirëmenaxhuar, tashmë situata e vështirë është tejkaluar dhe po punojnë në përmirësimin e jetës dhe standardit të qytetarëve.

“Krizën me pandeminë dhe krizën energjetike e tejkaluam me mbi 1 miliardë euro ndihmë ekonomisë dhe qytetarëve pa lejuar asnjë largim nga puna. Rrogën mesatare nga 21.000 e rritëm ne 35.000 denarë, rroga minimale nga 8.800 në 20.000 denarë, papunësinë e ulëm nga 26 ne 14.5%, shportën konsumuese nga 4.5 në 2.1 rroga mesatare. Buxhetin e vitit 2021 e realizuam në 78% ndërsa ata të vitit 2022 në 89%”, tha Grubi

Më tej Grubi u ndal tej projekti më i përfolur ‘Korridori 8” si dhe investimet e tjera infrastrukturore dhe ekonomike.

“Në buxhetin e vitit 2023, 250 milionë euro për Bechtel Enka, 187 milionë për Shkup – Bllacë, edhe 10 milionë tjera për Rrugën e Arbërit, 3.5 milion euro për Ujësjellësin e Likovës, 2.5 milionë për teatrin dhe bibliotekën, 1 milion për spitalin në Kërçovë, 1.5 milionë për sallën dhe pishinën në Çair, 3 milionë për rrugën Hasan Prishtina, 1.3 milionë për kanalizim dhe Ujësjellës në Çair, renovim të tre shkollave, ndarje të mjeteve dhe rekonstruim të rrugëve në Çair, ndarjen në pronësi komunale të pishinave në Çair dhe Saraj, ndërtimin e poliklikës në Saraj dhe pa numër projekte tjera. Nuk ka projekt që ngec për arsye të Qeverisë. Më shumë se 1/3 nga 36 milionë euro TAV shkuan për komunat tona, ndërtojmë largpërçuesin Elbasan – Manastir, nënshkruam për portin e thatë në Strugë dhe vendkalim të përbashkët kufitar e One stop shop në kufi me Kosovën dhe Shqipërinë, projektuam hekurudhën. Sollëm 4 investime të huaja, Magna, Lear, Ego, Kiel, mbështetëm konsumatorët, ngrimë çmimet, ulëm marzhat e fitimit, e menaxhuam krizën energjetike dhe ndërtuam kapacitete të blerta energjetike prej 182 megavat për 1.5 vjet. Përfunduam konviktin, filluam ndërtimin e UNT në kazermë, përfunduam shkollën në Bllacë dhe Reçicë dhe gati se edhe atë në Vizbeg, miratuam abetaren kombëtare, e shumë e shumë të tjera”, përfundoi Grubi.

Related posts

Karvan për informim për përfitimet nga vaksinat në 24 vendbanime të ndryshme

Gazetamax.mk

Aksident në Himarë, ndërron jetë drejtuesi i automjetit

Gazetamax.mk

Apasiev i Levicës i dalldiset ambasadores amerikane: Do e kishim takuar me kënaqësi

Gazetamax.mk