GazetaMax
Lajme

Grubi sfidon VMRO-në me ndryshimet kushtetuese, Saliu: Për Mickoskin ditët e errëta politike sa kanë filluar

Sfida më e madhe e VMRO-DPMNE-së është të ruajë deri në fund qëndrimet e “palëkundura” me hovin e nacionalizmit apo të pranojë sfidën e zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubit që të votohen ndryshimet kushtetuese dhe pastaj të shkohet në zgjedhje.

“Loja e tyre mbaroi dhe skenarët e përdorur për t’a rrëzuar pushtetin që të gjitha rranë. Tani është pika e vlimit të tyre sepse janë ndryshimet kushtetuese. Mickovski tani e ka betejën me të tijët nëse do mund t’i mbajë nën komandën e tij vetë deputetët e partisë së tij. Por kjo nuk mbaron me kaq sepse sfida më e madhe politike e tij është të ruajë deri në fund qëndrimet e “palëkundura” me hovin e nacionalizmit apo të pranojë sfidën e Artan Grubit që të votohen ndryshimet kushtetuese dhe pastaj të shkohet në zgjedhje? Për Mickovskin ditët e errëta politike sa kanë filluar. Do lëshojë pe që të humb mbështetësit apo do vazhdojë me këto politika për të humbur mbështetjen e ndërkombëtarëve. Ditët në vazhdim do t’a qartësojnë këtë”, deklaroi Saliu për PRESSonline.mk

Zëvendëskryeministri i parë Grubi në emisionin debativ në televizionin Kanal5 duke folur për miratimin e ndryshimeve të nevojshme kushtetuese dhe kuzhtëzimin që ua bënë atyre opozitarja VMRO-DPMNE, mes tjerash ka deklaruar se nëse opozita i jep mbështetje procesit të përparimit të rrugëëtimit të vendit drejt BE-së, vendio pastaj mund të shkojhë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Related posts

Me një kandidat shqiptar në lista, LSDM do të kërkoj vota shqiptare edhe në zonën VI-të

Gazetamax.mk

Komuna e Butelit ndau 50 bursa sportive

Gazetamax.mk

Vdiq në spital, familjarët e Jani Rustemit: E vrau shteti, do bëjmë vetëgjyqësi

Gazetamax.mk