GazetaMax
Lajme

Grubi: Viti 2023 është viti i vetingut, le të pastrohemi nga të gjithë të korruptuarit njëherë e përgjithmonë

Shkup, 24 dhjetor – Kemi drejtësi selektive por të gjithë bashkë duhet të mbledhim fuqinë dhe të fillojmë proces të një vetingu të përgjithshëm dhe të pastrojmë njëherë e përgjithmonë me politikanët e korruptuar, me gazetarët e korruptuar, me gjyktaësit, prokurorët e korruptuar.

Kështu shprehet kryeministri i parë, Artan Grubi, informon Zhurnal.

Sipas tij, në RMV padyshim se ka drejtësi selektive dhe kjo është konstatuar disa herë në disa raste.

“Unë konsideroj se ju mediat, organizatat joqeveritare, partitë politike, por edhe gjyqësia, gjykatësit, prokurorët, duhet të bashkojmë forcat dhe të fillojmë një veting të përgjithshëm shoqëror, të pastrojmë një herë e përgjithmonë me politikanët e korruptuar, gazetarët, gjykatësit, prokurorët, dhe të kalojmë përmes këtij procesi të pastrimit si shoqëri dhe të kthejmë kredibilitetin dhe besimim në institucione.

Për këtë besoj se viti 2023 do të jetë vit kur do të miratojmë ligjin për veting dhe do të fillojmë me këtë proces”, tha Grubi në Tv24./Zhurnal.mk

Related posts

Bujar Osmani: Çairi nuk është i plotë pa zërin e mërgatës sonë

Gazeta Max

Enes Ibrahim nga Lëvizja e Turqve pritet të hyjë në garë për komunën e Çairit

Gazeta Max

Mexhiti: Mbi 760 mijë euro për infrastrukturën e Çairit, për Fushë Topanën

Gazeta Max