Ne jemi mësuar ti shohim e ti dēgjojmë me këngë ritmike e festive, e ku janë ata festa është r madhe. Por këtë herë me rastin e festës së Kombit të 28 Nëntorit ata kanë sjellë një himn kushtuar dëshmorit Ilir Konushevci. Po e kuptuat se bëhet fjalë për djemtë e grupit të njohur Pro Band , të cilët sapo kanë publikuar këngën ” Jemi Vëllezërit e Ilirit” duke ringjallur nga harresa një hero të madh shqiptar. E veçanta e klpit është se rolin e heroit e luan nipi i dëshmorit të lirisë i cili mban po emrin Ilir, ndërsa ky projekt la nisur të pritet mjaft mirë duke u renditur tek ato këngë tē lavdishme që do të mbetem gjatë e do të këndohen nga të gjithë i madh e i vogël. Teksti dhe muzika është punuar nga Besim Bunjaku- Bica, punuar në studion e mjeshtrit Florent Boshnjaku me video nga A Films e klipin mund ta ndiqni e ta klikoni në linkun më poshtë.

