GazetaMax
Lajme

“Grupi Kumanovës” në grevë urie nuk u lejohen vizitat familjare, torturë psiqike edhe përgjatë burgosjes fizike

Shkup, 12 maj – Të burgosurit e grupit të Kumanovës kanë hyrë në ditën e tetë që janë në grevë urie në burgun e Idrizovës në Shkup. Arsyet e grevës janë sepse atyre nuk po u lejohen vizitat familjare. Në grevë janë 8 të burgosurit e këtij grupi që tanimë kanë vuajtur gjysmën e dënimit dhe se sipas avokatëve mbrojtës, atyre u takon e drejta për vizita familjare, shkruan Zhurnal.

Përshkrimi më i mirë i organeve të drejtësisë në vend është “padrejtësia” që e aplikojnë kundrejt shqiptarëve. Pikërisht të zgjedhurit për ndarjen e drejtësisë shkaktojnë padrejtësi të bazuara kryesisht në përkatësinë etnike. Në Maqedoninë e Veriut ndryshohen akuzat varësisht se cilës etni i takon, nëse viktima është shqiptar akuza lehtësohet, nëse viktima është maqedonas akuza rëndohet, pra nuk hyjnë në punë dispozitat ligjore përmes të cilave përcaktohen dënimet.

Rasti i Almirit të vogël në Kumanovë, ku ishte shkelur me qëllim nga vrastari Boban Iliç, pamje të siguruara nga kamerat në vendngjarje ku shihet qartazi makina e drejtuar nga Iliç duke e goditur për vdekje Almirin. Por ja që Boban Iliçi kishte fatin që ishte maqedonas, dhe për këtë fakt atij iu ndryshua vepra penale nga “vrasje me paramendim” në “aksident trafiku me pasojë vdekje”.

Rasti i 27 prillit ku një grup protestuesish të porositur për të vrarë deputetin shqiptar Ziadin Sela, shkaktuan terror në natën e 27 prillit dhe sërish vepra e tyre nuk ishte akt terrorist, madje se nuk janë terrorist ata që shkaktuan terror në organin më të lartë në shtet, Kuvend, e ka pohuar edhe presidenti i shteti.

“Njerëzit që ishin futur në kuvend nuk janë terroristë. Këtë e them pas konsultimeve të gjera, që kam realizuar me ekspertë të ndryshëm”, kishte deklaruar presidenti Pendarovski.

Pra, në vendin tonë drejtësia punon me standarde të dyfishta, për shqiptarët në maje të gjuhës e kanë fjalën terrorist e ekstremist islamik, ndërkaq për maqedonasit edhe kur bëjnë terror në tempullin e ligjvënësit, sërish shihen alternativa për rikualifikim të rasteve.

Fat të keq për të përballur me sistemin e kalbur të drejtësisë në Maqedoninë e Veriut e kishin edhe shqiptarët e ardhur nga Kosova, të cilit sipas të gjitha gjasave ishin të manipuluar nga shërbimi sekret i Maqedonisë së Veriut për ta destabilizuar vendin, disa prej tyre ndërruan jetë, pjesa tjetër po lufton me jetën duke kërkuar hetim ndërkombëtar për rastin në fjalë.

Përpos përjetimeve fizike ata po torturohen edhe psiqikisht duke mos iu dhënë e drejta për vizitat familjare, e për lirim në fundjavë për ata që kanë përfunduar më shumë se gjysmën e dënimit. Një kërkesë e tyre gjatë kohë më parë është që ata të ekstradohen në burgjet e Kosovës për mos t’i malltretuar familjarët e për t’i kursyer nga shpenzimet e larta, për dërgim të ushqimit e ardhjes së tyre në Shkup.

“Irfan Lutfiu, Arsim Bajrami dhe të tjerët kanë filluar grevë urie për shkak të mos dhënies së të drejtave që sipas akteve normativave ligjore për dënimet e plotfuqishme duhet të zbatohen. Ka situatë të pa sqaruar përse nuk u lejohet t’i shfrytëzojnë të drejtat që iu takojnë sikurse të dënuarit e tjerë në burgje”, deklaroi avokati Asmir Alispahiq, për Alsat.mk.

Se drejtësia është selektive në vendin tonë e pohoi edhe njëherë avokati Alispahiç ka thënë se të dënuar nga e enjtja e përgjakshme e 27 prillit në Kuvend, gëzojnë këto të drejta pas vuajtjes së gjysmës së dënimit. Sipas tij, të dënuari nga rasti “27 Prilli” Igor Jug dhe Alekasndar Vasilevski-Ninxha, ndonëse të dënuar me veprën e njëjtë penale, terrorizëm, gëzojnë të drejtën e shfrytëzimit të fundjavave të lira dhe vizitave familjare.

Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski, tha se nga vepra penale që janë dënuar duhet kohë për të shqyrtuar masat e sigurisë nëse paraqesin rrezik për arratisje nëse u pranohet e drejta për fundjava të lira në shtëpi.

Kujtojmë se, Gjykata Themelore e Shkupit ka dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në lagjen e trimave në Kumanovë.

Për veprën terrorizëm ishin akuzuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve 7 me burg të përjetshëm. Të dënuarit me burgim të përjetshëm janë: Andi Krasniqi, Dem Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Bek Bajra dhe Fejzulla Rushitovski.

Trembëdhjetë janë dënuar me nga 40 vjet burg: Esat Kafegjolli ,Adrian Bujari,Shefqet Hallaqi, Betim Kabashi, Genti Sefaj, Enver Hoxha-Klajn , Rufki Dogani, Bajram Elshani, Nexhmedin Lika, Lirim Krasniqi, Sevdail Miftari dhe Fatmir Recica.

Shumica e të dënuarve janë shtetas të Kosovës, të cilët edhe llogariten si organizatorë të ngjarjeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Ndryshe, në përleshjet dyditëshe më 9 dhe 10maj të vitit 2015, janë vrarë 8 pjesëtarë të forcave policore dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Grupi kishte deklaruar se vendosja e tij në Kumanovë ishte bërë për shkak të shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni./Zhurnal.mk

Related posts

Kryeson me tri Platforma. Çka thonë ndërkombëtarët për Bujar Osmanin?

Gazetamax.mk

Taleski: LSDM-ja nuk përzihet në punët e brendshme të BDI-së

Gazetamax.mk

15 vjeçari që ndihmon familjen në punët bujqësore: Puna nuk më pengon aspak në mësime

Gazetamax.mk