GazetaMax
Lajme

Guvernatorja Angellovska-Bezhoska në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore

Shkup, 12 tetor – Një delegacioni i kryesuar nga guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi, do të marrin pjesë në takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Grupit të Bankës Botërore (BB), që do të mbahen gjatë kësaj jave në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Siç kumtoi Banka Popullore, në kuadër të takimeve vjetore janë paraparë takime të delegacionit me përfaqësues të lartë të FMN-së dhe Bankës Botërore, si dhe me përfaqësues të organizatave dhe institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare.

“Në këtë kontekst delegacioni do të realizojë takim me Li, zëvendësdrejtor ekzekutiv i FMN-së, ku do të bisedohet edhe për bashkëpunimin e ardhshëm më të ngushtë që do ta ketë vendi ynë në kuadër të marrëveshjes së sapo miratuar PLL. Gjithashtu, janë paraparë takime të veçanta të delegacionit me drejtorin e FMN-së për Evropë, Alfred Kamer, me drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Paul Hilbers dhe drejtorin ekzekutiv alternativ , Luk Drese, si dhe me shefen e Misionit të FMN-së, Berglot Barkbu”, theksohet në kumtesë.

Nga Banka Popullore theksojnë se në fokus të takimeve me përfaqësuesit e lartë të FMN-së do të jenë politika monetare dhe situata ekonomike në vend. Guvernatorja ka caktuar edhe takime të ndara me përfaqësues të Departamentit të Statistikave dhe Departamentit të Politikës Monetare dhe Tregjeve të Kapitalit, në të cilat do të shqyrtohen rezultatet e bashkëpunimit aktual ndërmjet Bankës Popullore dhe FMN-së, si dhe mundësitë për përparime të mëtejshme të aktiviteteve operative të Bankës Popullore në fushën e zbatimit të politikës monetare, në bashkëpunim me ekspertët e Fondit.

Si çdo vit, takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore janë të përkushtuara kryesisht në zhvillimet aktuale në ekonominë globale. Kësaj radhe, liderë, ekspertë dhe aktivistë do të flasin për mënyrën më të mirë për t’iu përgjigjur sfidave dhe pasigurisë që të dyja krizat e njëpasnjëshme i kanë sjellë ekonomisë botërore. Pjesë e temave për diskutim do të jenë pandemia, ndryshimet klimatike dhe lufta në Ukrainë, të cilat shkaktuan ngadalësimin më të madh të aktivitetit ekonomik në 80 vitet e fundit, si dhe rritjen e inflacionit, krizën energjetike dhe rritjen e borxhit shtetëror.

Takimet vjetore po mbahen rregullisht, çdo vjeshtë, ku marrin pjesë guvernatorë të bankave qendrore, ministra të financave, përfaqësues të lartë të organizatave financiare, organizatave joqeveritare, për të biseduar për tema dhe politika që do të kontribuojnë në rritjen e qëndrueshme ekonomike në botë.

Related posts

Greva në arsim është pezulluar, nxënësit prej nesër kthehen në shkolla

Gazetamax.mk

Ambasada e SHBA-së: Mbesin në fuqi sanksionet për Mijallkovin

Gazetamax.mk

Kovaçevski të enjten në Konferencën rajonale të energjisë në Beograd

Gazetamax.mk