Erling Haaland po kalon një formë fantastike te Manchester City.
Krahas rendimentit të lartë të golave, norvegjezi është adaptuar mjaft mirë edhe me klubin.
Sipas tij, “Qytetarët” e kanë projektin sportiv më të mirë në futboll tash për tash.
“Është projekti më i mirë sportiv tash për tash. Është vendi ku unë mendoj se do të bëhem më i mirë”, tha ndër të tjera lojtari, shkruan Fabrizio Romano.
“Pas ndeshjes Manchester City – Dortmund, afro 15 veta më thanë se duhet të vija këtu. Stones, Dias, Foden, De Bruyne..”, përfundoi ai.