GazetaMax
Ballina

Hani çokollatë rregullisht, ja pse

Lajme të mira për ata që e adhurojnë çokollatën, pasi një studim thotë se konsumimi i rregullt i çokollatës është i lidhur me funksion më të mirë të trurit.Sipas studimit, i cili është publikuar në gazetën Appetite, konsumimi i çokollatës u gjet se ishte i lidhur me performancë më të mirë të funksionit njohës në tru.
Hulumtuesit shikuan të dhënat e mbledhura gjatë një studimi të mëhershëm i cili ishte mbajtur në Nju Jork, duke matur kështu marrjen e çokollatës dhe rrezikun nga faktorët e sëmundjeve kardiovaskulare.
Pjesëmarrësit iu nënshtruan një seri testeve të dizajnuara për të matur funksionin e tyre njohës. Studiuesit gjetën se konsumimi i çokollatës ishte i lidhur me një performancë më të mirë në teste.
Hulumtuesit sugjerojnë se konsumimi i rregullt i çokollatës ndihmon në mbrojtjen kundër rënies së funksionit njohës në tru, që është i lidhur me moshën.

Related posts

Çfarë duhet të dini për shëndetin e gjirit dhe si ta parandaloni kancerin e gjirit! – Dr. Biljana Bozhinovska

Gazeta Max

Efektet anësore të paracetamolit – Shenja kur hani që mund të sinjalizojë se është koha për të ‘ndaluar përdorimin’

Gazeta Max

Çaji magjik, si ta lini pirjen e duhanit në pak kohë

Gazeta Max