GazetaMax
Kuriozitete

Hansi Flik: Ndeshje spektakolare, besuam deri në fund te fitorja kundër Dortmundit

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, para takimit deklaronte se ishte në Dortmund për të fituar.

Në fund ai dhe skuadra që drejton e kanë mbajtur fjalën. Një gol i vonë i shënuar nga Ferran Torres (85′) i ka dhënë suksesin 3-2 Barçës së tij që e sheh gjithnjë e më të afërt kualifikimin mes tetë të parave.

Për vetë Hansi Flikun kjo ishte fitorja e gjashtë në po kaq ndeshje kundër Dortmundit. Duke folur pas ndeshjes, Flik ka vlerësuar punën e skuadrës.

“Ishte një ndeshje siç e kishim parashikuar, spektakolare në një stadium të mrekullueshëm ku aktorë ishin dhe tifozët tanë të cilët dua t’i falënderoj. Mendoj se i kemi gëzuar me një fitore të madhe përballë një rivali të madh.

Jam shumë i kënaqur, sepse skuadra ka bërë një paraqitje të shkëlqyer. Nuk kemi hequr asnjëherë dorë nga fitorja, kemi besuar deri në fund dhe ia arritëm”, tha Flik.

Burimi: botasot.info

Related posts

Sonte përballen mes vete, por sa është vlera e Ballkanit dhe Cluj?

Gazeta Max

Neymar e udhëheq PSG drejt fitores së thellë ndaj Montpellier

Gazeta Max

Kosova për herë të parë pjesëmarrëse në kampin elitar të Evropës dhe Lindjes së Mesme

Gazeta Max