GazetaMax
LAJME

Hapet Interrer – IPA Programi ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për vitin 2021-2027, mbi 30 milionë euro për projekte

Strumicë, 6 dhjetor – Në zbatimin e Programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar, së bashku, në të dy vendet, deri më tani janë realizuar 178 projekte me një vlerë totale prej gati 40 milionë euro, ndërsa në periudhën e re, të tretë programore për periudhën nga viti 2021 – 2027 janë planifikuar mbi 30 milionë euro, me fokus projektet për zhvillim të integruar, për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe përpunimin e produkteve turistike, por edhe për një rajon të gjelbër dhe për menaxhimin e ujërave u theksua në hapjen e sotme zyrtare të (Interreg VI-A) Programi IPA Bullgari – Maqedoni e Veriut, që u mbajt në Strumicë.

Sipas ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov, në dy ciklet e fundit të projektit, programi IPA me Bullgarinë ka pasur rezultate më të mira, me shfrytëzim 100 për qind të mjeteve nga Bashkimi Evropian.

“Një nga projektet e planifikuara është pika kufitare Berovë – Strumjan, e cila ka kohë që pritet të vihet në funksion. Janë siguruar 9 milionë euro, ndërsa projekti do të realizohet nga Administrata rajonale e Bllagoevgradit dhe Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pjesa më e madhe e mjeteve nga ky program, rreth 15.5 milionë euro, janë të destinuara për financimin e projekteve për zhvillim të integruar. Kryesisht do të financohet zgjerimi i aktivitetit ekonomik të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe prodhimi i produkteve turistike në këtë rajon”, tha Penov.

Ai shtoi se 5 milionë euro janë të destinuara për një rajon të gjelbër dhe për menaxhimin e ujërave dhe më e rëndësishmja është përgatitja e projekteve të mira dhe të dobishme.

Sipas Desislava Georgieva, zëvendësministre e Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike në Qeverinë Bullgare, programi i ri është ambicioz dhe do të investohen më shumë fonde.

Kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, theksoi se Komuna është ndër më të suksesshmet që ka realizuar projekte të shumta në kuadër të Programit Interreg-IPA për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, kjo do të thotë se Strumica ka një potencial të fuqishëm njerëzor që di dhe mund të sjellë dhe realizojë projekte të tilla.

Në hapjen e sotme të programit folën menaxherja e programit për bashkëpunim ndërkufitar në Komisionin Evropian, Gabi Hagmuller, si dhe zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zoran Dimitrovski

Related posts

Suedia synon të bëhet vendi i parë në Evropë “pa duhanpirje”

e-max

Së shpejti do të ketë rezultate nga hetimi për alarmet e rreme për bomba

e-max

Mexhiti: Një koalicion mes BDI, LSDM, ASH dhe PDSH e forcon vetëm VMRO-në!

e-max