GazetaMax
SPORT

Hazard: Nuk ka dyshim, Benzema e meriton Topin e Artë

Eden Hazard ka folur në lidhje me çmimin më prestigjioz individual, Topin e Artë.
Karim Benzema po shihet si fituesi i Topit të Artë këtë sezon.
Pas një paraqitje fenomenale me Real Madridin, ai është pretendenti kryesor që ta marrë atë çmim.
Edhe sipas Hazard sulmuesi francez e meriton të dekorohet si lojtari më i mirë në botë.
“Nuk ka dyshime, Benzema e meriton Topin e Artë”, tha belgu për ‘ESPN’.
Benzema shënoi 44 gola në 46 ndeshje gjithsej për sezonin që lamë pas, duke ndihmuar Realin të triumfojë në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.
Ceremonia për ndarjen e Topit të Artë do të mbahet më 17 tetor.

Related posts

Andi Hoti pritet të huazohet te Freiburgu

e-max

Ndalet Milani, barazon ndaj Bolognas

e-max

Chelsea shfaq interesim për Khvaraskhelian

e-max