GazetaMax
SPORT

Chelsea shfaq interesim për Khvaraskhelian

Skuadra e Chelseat është e interesuar për mesfushorin e Napolit, Kvicha Khavaraskhelia.
Lojtari është duke e kaluar një formë fantastike me italianët dhe për rrjedhojë po bëhet një nga pikat më të forta të skuadrës.
Duke e parë këtë impakt mbresëlënës të tij, londinezët e kanë shumë seriozisht futjen në garë për t’i siguruar shërbimet e gjeorgjianit.
Sipas The Sun, Napoli mund ta lërë të lirë atë nëse vjen ndonjë ofertë më shumë se 86 milionë euro.
Chelsea ende nuk e ka gati ofertën, por këtë gjë pritet ta bëjë së shpejti, në mënyrë që merkatot vijuese të mos i zënë të papërgatitur për lojtarin.

Related posts

Cristiano Ronaldo bëhet personi i parë që ka 500 milionë ndjekës në Instagram

e-max

Ancelotti: City luajti më mirë, vitin e ardhshëm do të jemi më të fortë

e-max

Milan-Berardi, vjen lajmi i madh

e-max