GazetaMax
Lifestyle

Hekuri i tepërt në organizëm i rrezikshëm për lëkuren

Hekuri është një mineral i rëndësishëm që gjendet në çdo qelizë të organizmit.
Ai është i domosdoshëm për rritjen, zhvillimin dhe funksionin normal të qelizave.

Në mungesë të hekurit, trupi e ka të pamundur të prodhojë rruaza të kuqe të gjakut, gjë që shkakton më pas anemi.

Teprica e hekurit nga ana tjetër shkakton një sërë problemesh në organizëm, ku mund të veçojmë artritin, problemet me mëlçinë dhe zemrën.

Hekuri i tepërt shkakton infeksione në lëkurë
Një nga ndikimet e forta të tepricës e hekurit në trup vërehet tek lëkura e cila bëhet më e ndjeshme ndaj infeksioneve.

Një studim global mbi rëndësinë e hekurit në organizëm të cilit i referohet AgroWeb.org thonë se hekuri i tepërt rrit ndjeshëm rrezikun e infeksioneve bakteriale në lëkurë.

Nivelet në rritje të hekurit në organizëm stimulojnë rritjen e baktereve dhe viruseve jo vetëm në lëkurë porn ë të gjithë trupin.

Në këtë mënyrë, hekuri rrit ndjeshëm rrezikun e infeksioneve.
Këto të fundit bëhen më të shpeshta dhe zgjasin më gjatë.

Tepricat e hekurit janë të rrezikshme

Trupi i njeriut mund të akumulojë depozita të shumta dhe jo të shëndetshme të hekurit në disa mënyra.

Në shumë raste, kemi të bëjmë me një çrregullim të trashëgueshëm, që rrit rrezikun e sëmundjeve të ndryshme siç është diabeti apo ato të zemrës e mëlçisë.

Në raste të tjera, njeriu mund ta teprojë duke marrë suplementë të hekurit përtej rekomandimit të mjekut.

Trupi nuk e ka të lehtë të eliminojë hekurin e tepërt dhe mënyra më e shpejtë është gjakderdhja.

Kjo është arsyeja përse gratë janë më të mbrojtura nga problemet që lindin si pasojë e tepricës së hekurit.

Nëse mjeku ju thotë që jeni të prirur të keni teprica të hekurit, ekspertët këshillojnë:

Kufizimin e ushqimeve të pasura me hekur siç është mishi i kuq,
Dhurimin e rregullt të gjakut,

Shmangia e vitaminës C bashkë me ushqimet e pasura me hekur,

Shmangia e enëve të gatimit me këtë material.

Megjithatë, këto këshilla vlejnë vetëm nëse jeni konsultuar me mjekun dhe ky i fundit ju ka diagnostikuar me tepricë të hekurit në gjak.

Related posts

Truke dhe këshilla të thjeshta që duhet t’i dini përpara se të shkoni në plazh këtë verë

Gazetamax.mk

Një këngë kushtuar djalit të tij Norit, ja projekti më i ri nga Valon Islamaj

Gazetamax.mk

Sipas shkencëtarëve, truri juaj mund të marr vendime të këqija nëse është i lodhur

Gazetamax.mk