GazetaMax
Lajme

Hepatit akut që prek fëmijët, OBSH jep lajmin e hidhur: 169 raste në 12 shtete, shënohet viktima e parë

Shkup, 24 Prill – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi të shtunën se të paktën një fëmijë kishte vdekur mes rasteve në rritje të hepatitit akut nga një shkak i panjohur, ndërsa nuk bëhen të ditura detaje për fëmijën që ka ndërruar jetë, as se ku është regjistruar vdekja.

OBSH ka sqaruar se është informuar për 169 raste në 12 shtete.

Sipas organizatës, pjesë e sistemit të OKB-së, deri më 21 prill, raste të hepatitit akut me origjinë të panjohur te fëmijët janë regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Spanjë, Izrael, Danimarkë, Irlandë, Holandë, Itali, Norvegji, Francë, Rumania dhe Belgjika.

Fëmijët që zhvilluan hepatit akut ishin nga një muaj deri në 16 vjeç. OBSH tha se në 74 rastet e fundit, është zbuluar një virus i zakonshëm i gripit, i njohur si adenovirus. Njëzet nga fëmijët e testuar ishin të infektuar me koronavirusin e ri, ndërsa 19 kishin adenovirus dhe COVID-19.

OBSH tha se po monitoronte nga afër situatën dhe po punonte me autoritetet shëndetësore britanike dhe shtetet e tjera anëtare dhe partnerët për rastet.

Zyrtarët shëndetësorë të SHBA-së kanë lëshuar një paralajmërim urgjent, duke u kërkuar pediatrit që të jenë vigjilentë për rastet e hepatitit tek të miturit, ndoshta të lidhura me një virus gripi, si pjesë e një hetimi më të gjerë për rastet e pashpjegueshme të hepatitit akut tek fëmijët.

Related posts

Në takim me komunitetin turk, Osmani: Marrëveshja e Ohrit ka fuqizuar rolin e komuniteteve

Gazetamax.mk

Kovaçevski-Saracin: Maqedonia e Veriut është në rrugën e progresit dhe prosperitetit

Gazetamax.mk

Klarenbek: Vetëm me bashkëpunim mund të krijojmë digë për migrimin ilegal

Gazetamax.mk